Radio Llapi (original) (raw)

parashikimi-i-astrologut-rus-para-tri-viteve-lufta-e-tret-euml-bot-euml-rore-do-t-euml-filloj-euml-n-euml-mars-2014_hdAstrologu rus Pavel Globa, në vitin 2011 kishte parashikuar se në mars të vitit 2014, pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi, do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore. Atëherë pak kush e kishte marrë seriozisht, por sot kur Rusia ka pushtuar Krimenë, pjesë e Ukrainës, ky parashikim nuk mund të injorohet.

Astrolog rus Pavel Globa këtë e parashikoi gjatë një konference të astrologëve dhe parapsikologëve në Moskë më 25 mars 2011.

Tani mbetet të shihet nëse parashikimi tij do të dalë i vërtetë apo jo, por duke pasur parasysh se tensionimin në Krime të Ukrainës, që përfshijnë Rusinë, BE-në, Britaninë dhe SHBA-të, duket se mundësitë për një konflikt në shkallë globale ekzistojnë.

Pavel Globa, i cili ka një reputacion në degën e tij, njoftoi se Lufta e III Botërore do të zhvillohet në vitin 2014, gjatë Olimpiadës Dimërore në Soçi, ose menjëherë pas përfundimit të saj.

Në atë kohë, ai doli me një teori interesante / parashikimin për të ardhmen e afërt dhe të largët: ” Shumë më sulmojnë tani duke pretenduar se unë kisha parashikuar në Rusi një vit të qetë. Çfarë lloj viti i qetë është nëse tërmete trondisin Japoninë. Por Japonia nuk është Rusi. Do të ketë luftëra në botë këtë vit, por çdo gjë do të jetë mirë në vendin tonë, me përjashtim të verës. Verës do të jetë e vështirë: do të ketë tre eklipse radhazi në qershor-korrik. Këtë vit, do të ketë gjashtë eklipse në total. Ne kishim një vit të tillë katastrofike si ky 20 vjet më parë, kur Bashkimi Sovjetik u shemb”, kishte thënë Globa në atë konferencë, për parashikimin e të ardhmes së afërt.

Globa informoi të pranishmit e tubimit edhe për momentin se kur do të fillojë Lufta e III Botërore. “Lufta e frikshme është e thënë të fillojë në mars të vitit 2014 ose gjatë Lojërave Olimpike në Sochi . Është gjithashtu e mundur që lufta mund të fillojë pesë ditë pas përfundimit të lojërave”. Megjithatë, ai nuk kishte saktësuar se në cilin vend pikërisht do të ndizej lufta.

Sa i përket faktit se trupat ruse filluan intensifikimin dhe lëvizjet e tyre pushtuese në Sevastopol të Krimes të premten më 28 shkurt, vetëm 5 ditë pas Olimpiadës Sochi, del se në parashikimin e astrologut Globa ka diçka të vërtetë .

Gazetarët rusë kanë shtuar se Globa kishte parashikuar, ndër të tjera, rënien e Bashkimit Sovjetik, katastrofën e Çernobilit dhe sulmet terroriste në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, në SHBA.

Parashikimi i astrologut fillimisht dukej jo serioz, por ai tani është fare afër realitetit, pas shpërthimit të tensioneve në Krime, ku trupat ruse pushtuan tokën e Ukrainës dhe hapësirën ajrore të saj të premten më 28 shkurt 2014. /reporteri/
(Për këtë parashikim në vitin 2011 kishte shkruar edhe gazeta e njohur ruse ‘Pravda’ në gjuhën angleze).