Kuriozitete (original) (raw)
Ndoshta në paraqitjet e tyre përpara publikut ata shkëlqejnë dhe duken të përsosur, por edhe VIP-at janë qënie njerëzore, dhe si të tillë kanë edhe ata difektet e tyre.
Dikush që nga lindja, dikush tjetër si pasojë e ndonjë aksidenti. Ne kemi zgjedhur 24 prej tyre, për të shuar sadopak kuriozitetin tuaj.
Joaquin Phoenix ka lindur me një të çarë në fytyrë, në pjesën e sipërme të buzës, të njohur në mjekësi si buzë-lepuri.
Denzel Washington theu gishtin e tij në një lojë basketbolli gjatë kohës që ishte në shkollë, por nuk arriti që ti “ngjitej” ashtu siç kishte qenë më parë.
Andy Garcia ka lindur me një binjak siamez të ngjitur në shpatullat e tij, të cilin mjekët ja hoqën me anë të një operacioni.
David Bowie, gjatë një zënke në fëmijërinë e tij, dëmtoi beben e njërit sy, defekt i cili nuk u rekuperua asnjëherë.
Megan Fox vuan nga “brachydactyly”, e cila bën që gishti i madh i dorës së saj të jetë i shtypur.
Catherine O’Hara Vuan nga “Situs inversus”, një çrregullim gjenetik, në të cilin organet e brendshme kryesore janë të vendosura në anë e kundërt, dmth zemra është në të djathtë, mëlçia majtas, etj.
Ashton Kutcher ka dy gishta të bashkuar në këmbën e tij.
Billy Corgan (i Smashing Pumpkins) ka lindur me sindromin Klippel-Trenaunay (KTS) që shkakton njolla të lëkurës, dhe si pasojë, pothuajse e gjithë pëllëmba dhe gishtat e dorës së tij të majtë të kenë një “njollë” të madhe, si njollë vere.
Daryl Hannah, humbur majën e gishtit tregues së dorës së majtë, në një aksident.
Mark Wahlberg ka një thithkë të tretë në gjoksin e tij.
Torry Holt (sportist në regbi) mendon se gishti i tij i shtrembër, është simbol i punës së tij.
Jennifer Garner, vuan nga “brachymetatarsia”, prandaj një nga pesë gishtërinjtë e këmbës së saj, është më i shkurtër se të tjerët dhe “kërcen” mbi gishtin tjetër.
Shenjat e çuditshme në fytyrën e Seal, janë rezultat i një sëmundjeje të lëkurës të njohur si “discoid lupus erythematosus DLE”.
Vince Vaughn ka humbur majën e gishtit të madh të dorës së djathtë, në një aksident me makinë kur ishte adoleshent.
Mickey Rourke ka gishtat e fryrë.
George Takei pretendon që shumë vite më parë ka marrë si dhuratë nga një admirues, një palë këpucë, të cilat i shkatërruan të dyja këmbët.
Hrithik Roshan (aktor i famshëm indian) ka dy gishta të mëdhenj në të njëjtën dorë.
Matthew Perry, humbur majën e gishtit të mesëm në një aksident kur ai ishte fëmijë.
Jean Claude Van Damme ka një kist madh në ballin e tij.
Elizabeth Taylor u diagnostikua me një mutacion gjenetik në genin FOXC2, dhe si pasojë sytë e saj rrethohen nga dy rreshta qerpikësh.
Val Kilmer theu dorën e tij gjatë xhirimeve të filmit “The Doors”, kur ai ra nga skena dhe kaskaderi nuk arriti që ta kapte në kohë.
Shawn Marion (basketbollist i NBA) ka një gisht të deformuar në një kënd të çuditshëm, si pasojë e frakturave të shumta gjatë karrierës së tij.
Oprah ka gjashtë gishtërinj në njërën këmbë.
Syri i djathtë i Elizabeth Berkley, është gjysmë i gjelbër dhe gjysmë kafe, ndërsa tjetri është i gjelbër. Kjo quhet “heterochromi”