Europa League, eliminohet Kukësi. Austriakët fitojnë 4-1 në Elbasan (original) (raw)
Kukësi ka mbyllur aventurën europiane në raundin e dytë të kupës Europa League pasi është mundur edhe në ndeshjen e kthimit nga Austria e Vjenës me rezultatin 4-1.
Në “Elbasan Arena”, verilindorët nuk kanë patur ritmin e ndeshjes së parë dhe kundërshtari i tyre ishte në një ditë më të mirë. Goli i shënuar shumë shpejt që në min 16 nga austriakët ka qenë një goditje psikologjike për skuadrën e Kukësit.
Venuto iu shmang mbulimit të mbrojtjes në krahun e djathtë dhe pasoi në shtyllën e dytë ku Kajode nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. 0-1.
Me fillimin e pjesë së dytë skuadra austriake vulos gjithçka duke shënuar edhe 3 gola të tjerë.
Në minutën e 58 austriakët ekzekutojnë me shpejtësi një goditje dënimi, prapavija e Kukësit gjendet e papërgatitur dhe Kajode shënonin golin e dytë.
Dhjetë minuta më vonë Koliqi nuk arrin të devijojë një top që vjen pas gjuajtjes nga jashtë zone të Holzhauser, 0-3.
Kur luhej minuta e 78, Hallaçi shfaqet i vetëm para Almer dhe dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje me të djathtën për 1-3.
Për rezultatin përfundimtar 1-4 u kujdes Martshinko që me një gjuajtje nga jashtë zone shënon dhe futet në listën e golashënuesve.
Top Channel