Bajaziti dhe Çelhaka, gjashtë pikë nga dy kavajas (original) (raw)
Postuar: Shtator 24, 2015 | 18:52
Paralajmërimi për një Besë të etur për sukses ishte dhënë që në ndeshjet miqësore të kësaj vere që po lëmë pas.
Por, kavajasit duket qartë se në dy ndeshjet e para të kampionatit janë shfaqur tepër pragmatistë për t’ia bërë “hyzmetin” gjithçkaje në fushën e lojës.
Fakti që Besa ka siguruar dy fitore nga finalizimet e suksesshme të Darlien Bajazitit në transfertën e parë në Mamurras dhe nga Alked Çelhaka në fitoren ndaj Kamzës në Kavajë, dëshmon egon e kësaj skuadre. Nëse Bajaziti “junior”, djali i mjeshtrit të shquar të golave në futbollin kavajas e shqiptar, Dashnor Bajaziti, ka nisur të “fotokopjojë” stilin e të atit duke luajtur suksesshëm, i vendosur pas dy “pykave” të deklaruar, për Alked Çelhakën frymëzimi i parë në kontekstin sportiv vjen nga vëllai i tij më i madh, Saimiri. Të dy lojtarët janë kavajas.
Përgatiti: Feriz Ferizaj
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"