Kuptimi i fjalës Dem ‹ FJALË (original) (raw)

DEM m.

1. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim. Dem i fortë. Dem race (damazi). Demat e ndërzimit. Kokë demi. Ndeshje me dema. I fortë si dem. E ka qafën si të demit.

2. Trari më i trashë që vendoset në dyshemenë e një shtëpie. U thye demi. Demi zgjidhet i trashë.

3. fig. bised. Djalë i shëndoshë e i fortë. Është bërë dem.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp