Kuptimi i fjalës Mal ‹ FJALË (original) (raw)

mal m. sl. male

  1. Vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës që ka përreth, më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Mal i lartë (i madh). Mal i veshur (i zhveshur, i thatë). Mal shkëmbor. Mali i Tomorit (i Korabit, i Dajtit). Malet e Shqipërisë. Majë (kreshtë, shpat, faqe, brinjë, qafë, grykë) mali. Rrëza e malit. Rrugë mali. Çaj mali shih te ÇAJ,~I 1. Lule mali. Lëpjetë mali. Shpend mali. Erë mali. Vargu i maleve. Arë (kullotë) në mal. Fshatrat rrëzë (prapa) malit. Doli në mal. bised. doli partizan. Mori malet doli në mal, u arratis. Buçasin (gjëmojnë) malet. Iu ngjitën (iu qepën) malit. Zbresin nga mali. Rrofsh (të paçim) sa malet! ur. U mbushën malet me borë. Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet. fj. u.
  2. bised. Krahinë malore, malësi; vendbanim malor. Mali ka klimë më të mirë. Zbriti nga mali në qytet.
  3. vjet. Krahinë e vogël në malësi, popullsia e së cilës përbënte një njësi etnografike të veçantë. Mbledhja e maleve. Kuvendi i maleve. Nëntë malet e Dibrës. Nga një burrë për mal.
  4. krahin. Pyll. Mal i dendur.
  5. fig. bised. Grumbull i madh sendesh të vëna stivë a të përqendruara në një vend. Një mal me gurë. Një mal me orendi.
  6. përd. ndajf. Shumë. Mal i fortë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp