Despotati Serb (original) (raw)
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Despotati SerbСрпска Деспотовина (Serbisht) Srpska Despotovina (Serbisht) | |
---|---|
1402–1439 1439–1459 | |
Stema | |
Despotati Serb më 1422 | |
Gjendja | Shtet degëzimi dhe vasal i vendeve të ndryshme |
Kryeqyteti | BeogradiSmederevaTivari |
Gjuhët e zakonshme | Serbishtja e vjetër |
Besimi | Kisha Ortodokse Serbe |
Nofka | Serb |
Qeveria | |
Lloji i qeverisjes | Monarkia |
Despot | |
• 1402–1427 | Stefan Lazareviq |
• 1427–1456 | Gjuragj Brankoviq |
• 1456–1458 | Lazar Brankoviq |
• 1458–1459 | Stefan Brankoviq |
• 1459 | Stefan Tomasheviq |
Themelimi | |
Epoka historike | Mesjeta |
• Themelimi | 22 shkurt 1402 |
• Pushtimi nga Perandoria Osmane | 1439 |
• Rithemelimi | 1439 |
• Ripushtimi nga Perandoria Osmane | 20 qershor 1459 |
Ekonomia | |
Monedha | Dinari serb |
Të dhëna të tjera | |
Kodi ISO 3166 | RS |
Paraprirë nga Pasuar nga Serbia Moraviane Distrikti i Brankoviqit Zeta nën Balshiqin Sanxhaku i Smederevës Banovina e Beogradit Zeta nen Crnojeviqin | |
Sot pjesë e | Serbia Mali i Zi |
Despotati Serb (Serbisht: Српска деспотовина / Srpska despotovina) ishte një shtet mesjetar serb në gjysmën e parë të shekullit të 15-të.
Edhe pse Beteja e Kosovës me Perandorinë Osmane në vitin 1389 përgjithësisht konsiderohet si fundi i Serbisë mesjetare, Despotati, një pasues i Perandorisë Serbe dhe Serbisë Moraviane, zgjati edhe 60 vjet të tjera, duke përjetuar një rilindje kulturore dhe politike para se të pushtohej nga osmanët më 1459. Para pushtimit të tij, Despotati ishte një shtet tribut i Perandorisë Bizantine fqinje, Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Hungarisë,[1][2] të cilat të gjitha e konsideronin atë si pjesë të sferës së tyre të ndikimit.
Pas vitit 1459, traditat politike të despotatit serb vazhduan të ekzistojnë në mërgim, në Mbretërinë mesjetare të Hungarisë, me disa despotë titullarë të Serbisë, të cilët u emëruan nga mbretërit e Hungarisë. Despoti i fundit titullar i Serbisë ishte Pavle Bakiq, i cili ra në Betejën e Gorjanit.[3]
- Stefan Lazareviq (1402-1427)
- Gjuragj Brankoviq (1427-1439)
- Ishak-Beg (1439-1443) (guvernator osman)
- Isa-Beg (1443-1444) (guvernator osman)
- Gjuragj Brankoviq (1444-1456) (Restaurado)
- Lazar Brankoviq (1456-1458)
- Stefan Brankoviq (1458-1459)
- Stefan Tomasheviq (1459)
Nga viti 1471 deri më 1537 trashëgimtarët dinastikë jetuan në mërgim në Hungari.
- Ćirković, Sima (2004). The Serbs (në anglisht). Malden: Blackwell Publishing. ISBN 9781405142915.
- Fine, John Van Antwerp Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Ann Arbor, Michigan: University of Michigan Press. ISBN 0472082604.
- Jireček, Constantin (1918). Geschichte der Serben (në gjermanisht). Vëll. 2. Gotha: Perthes.
- ^ Fine 1994, f. 500-503, 509-510, 522-528, 529-535, 554-556, 568-577.
- ^ Ćirković 2004, f. 87-110.
- ^ Jireček 1918, f. 263-264.