Çadër - Wiktionary (original) (raw)
Çadra
Çadra f.sh. -
- Mjet për tu mbrojtur nga shiu ose nga dielli i nxehtë, i përbërë prej një pëlhure të nderë mbi tela të hollë, që hapen e mbyllen rreth një shkopi, zakonisht me dorezë; ombrellë. Çadër shiu. Çadër dielli. Çadër plazhi. Çadër burrash (grash, fëmijësh). Doreza e çadrës. Tela çadre, hap (mbyll) çadrën. Futem (rri) nën çadër.
- Tendë prej pëlhure të trashë, e nderë mbi hunj: gjatë dhe e mbyllur anash, që shërben për të banuar përkohësisht. Çadër ushtarake (turistike). Çadër gjeologësh. Çadër fushimi. Çadra e shtabit (e infermierisë). Çadrat e alpinistëve (e vullnetarëve). Fletë çadre. Kunjat e çadrës. Jetë çadre. Ngre (ngul) çadrën. Hap (mbledh, palos) çadrën. Fle (punon) në çadër.
- fig. Strehë mbrojtjeje; mburojë. I bëhet çadër. Mbeti pa çadër. Hyn nën çadrën e dikujt.[1]
| Anglisht: 1. umbrella (en) Anglishte e thjeshtë: Arabisht: Bjellorusisht: Boshnjakisht: Bullgarisht: Çekisht: Danisht: Esperanto: Frëngjisht: , parapluie (fr) (parasol) Greqisht: Gjermanisht: Estonisht: Finlandishte: Hebraisht: | Hollandisht: Hungarisht: Indonezisht: Interlingua: Irlandisht: Italisht: Japonisht: Katalanisht: Kinezisht: Koreanisht: Kroatisht: Latinisht: Letonisht: Luksemburgisht: Lituanisht: | Maqedonisht: Norvegjisht: Persisht: Polonisht: Portugalisht: Rumanisht: Rusisht: Serbisht: Sllovakisht: Sllovenisht: Spanisht: Suedisht: Turqisht: Ukrainisht: jetlira sopa kerkon sinonime Venecianisht: |
|---|
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0