çati - Wiktionary (original) (raw)
- Mbulesa e sipërme e një ndërtese a e një shtëpie, zakonisht e pjerrët dhe e përbërë prej një skeleti druri ose metali, mbi të cilin vendosen tjegulla ose një shtesë tjetër. Çati e pjerrët. Çati dyujëse. Çati me tjegulla (me rrasa). Çati llamarine. Çati prej kashte. Çati prej xhami. Çatitë e shtëpive. Kulmi i çatisë. Strehët e çatisë. Trarët (qeprat) e çatisë. I vë çati. Hedh (mbuloj) çatinë. Ndërroj (heq) çatinë. Rregulloj çatinë. Ra (u shemb, u prish) çatia. Pikon çatia. Kaloi çati me çati. Bujqësia është fabrikë pa çati.
- Strehë; vendi ku banojmë. Nën të njëjtën çati. Nën çati të huaj. Mbetën pa çati (mbi kokë) mbetën jashtë, nuk kanë ku të banojnë.
Më ra çatia (shtëpia, tavani, qielli) mbi (në) kokë shih te bie I. Themeli çati le të bëhet! shih te THEMEL,~I. Në çati ngjiten me shkallë fj.u. shih te shkallë,~a. Ia kishte marrë era çatinë shih te erë,~a I. I zoti e di ku i pikon çatia (shtëpia) fj.u. shih te zoti (i).[1]
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0