çehre - Wiktionary (original) (raw)

  1. Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës. Çehre e zbehtë. Çehrja e vdekjes. Me çehre të vrarë (të prishur). Iu prish (iu nxi, i ndryshoi) çehrja. Merr çehre tjetër. I erdhi çehrja. I iku (iu pre, i ra) çehrja u zbeh shumë. Nuk i qesh çehrja. Duket që në çehre. E njoh në çehre. I ra një çehre e verdhë. Nuk kish çehre të mirë. Një çehre i vinte, një çehre i shkonte i ndryshonte aty për aty ngjyra e fytyrës; here skuqej, herë zbehej.
  2. Shprehje mirëdashëse e fytyrës. I jap çehre e pres me fytyrë të çelur. Miku (mysafiri) do çehre miku duhet pritur buzagaz e me zemër të hapur.
  3. Pamje e vrenjtur e fytyrës, fytyrë e ngrysur. I foli me çehre. E priti me çehre. Mos mbaj çehre.'
  4. Ngjyra e një bime të zhvilluar mirë, pamja e zakonshme e bimës së shëndoshë. Mori çehre misri.
Anglisht: look (en), complexion (en) Anglishte e thjeshtë: Arabisht: Bjellorusisht: Boshnjakisht: Bullgarisht: Çekisht: Danisht: Esperanto: Frëngjisht: Greqisht: Gjermanisht: Estonisht: Finlandishte: Hebraisht: Hollandisht: Hungarisht: Indonezisht: Interlingua: Irlandisht: Italisht: Japonisht: Katalanisht: Kinezisht: Koreanisht: Kroatisht: Latinisht: Letonisht: Luksemburgisht: Lituanisht: Maqedonisht: Norvegjisht: Persisht: Polonisht: Portugalisht: Rumanisht: Rusisht: Serbisht: Sllovakisht: Sllovenisht: Spanisht: Suedisht: Turqisht: Ukrainisht: Venecianisht:
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0