baba - Wiktionary (original) (raw)
baba m. sh. -
- Burri i martuar kundrejt fëmijëve të vet; burrë që ka ose që ka pasur fëmijë; atë. Babai dhe nëna. Baba e bir. Baba dëshmori. Emri i babait. Shtëpia (dera) e babait. U bë baba.
- vet. sh. Brezi i mëparshëm, paraardhësit, etërit. Baballarët tanë. Në gjurmët e baballarëve.
- vet. sh. vjet. Deputetët reaksionarë në parlamentin e regjimit zogollian; iron. paria e vendit, që e mbante veten si ajka e shoqërisë. Baballarët e kombit.
- libr. Themeluesi i një fushe të dijes ose nismëtari a udhëheqësi kryesor i një veprimtarie ose i diçkaje tjetër. Babai i filozofisë (i mjekësisë). Babai i revolucionit.
- fet. I pari i një teqeje bektashinjsh (në vendet ku vepron feja myslimane; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Babai i teqesë.
- vet. nj. Përdoret për vjehrrin (nga nusja e nga dhëndri) ose para emrit të një njeriu të moshuar, në shenjë nderimi. Baba Petroja.
- bised. Përdoret për t’iu drejtuar bashkëbiseduesit në mënyrë familjare, të afrueshme e me përkëdheli.
Për shpirt të babait iron. shih te shpirt,~i. S’ia jap për shpirt të babait s'ia jap falas, për asgjë (për diçka që jepet pa dëshirën e të zotit). Që në kohën e baba Qemos shumë kohë më parë, që kur s'mbahet mend. I tregon (i rrëfen) babait arat iron. i shpjegon një tjetri diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet. Hajde baba të të tregoj arat (vreshtin) iron. i tregon babait arat. Bëmë baba (nënë) të të ngjaj shih te ngjaj. Iu bë (iu gjend) nënë e baba dikujt shih te nënë~a. Ca të babait (të nënës) ca të njerkut (të njerkës) njëri trajtohet mirë e tjetri keq pa të drejtë.[1]
| Anglisht: father (en) Arabisht: شيخ طريقة (ar) Austrishte: ? Azerisht: ? Gjuha baske: ? Bjellorusisht: ? Boshnjakisht: ? Bullgarisht: ? Çekisht: ? Danisht: ? Esperanto: ? Estonisht: ? Finlandishte: isä (fi) Frëngjisht: père (fr) Galicishte: ? Gjermanisht: Vater (de) m. Greqisht: ? Hebraisht: ? | Hollandisht: ? Hungarisht: ? Indonezisht: ? Interlingua: ? Irlandisht: ? Islandishte: ? Italisht: padre (it) Japonisht: ? Katalanisht: ? Kinezisht: ? Koreanisht: ? Kroatisht: ? Kurdisht: ? Latinisht: ? Lituanisht: ? Letonisht: ? Luksemburgisht: ? | Maqedonisht: ? Norvegjisht: ? Persisht: ? Polonisht: ? Portugalisht: ? Rumanisht: ? Rusisht: ? Spanisht: padre (es) Suedisht: ? Sllovakisht: ? Serbisht: ? Sllovenisht: ? Turqisht: baba (tr), ata (tr) Ukrainisht: ? Venecianisht: ? |
|---|
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0