ajkë - Wiktionary (original) (raw)

ajkë f.

  1. Shtresë e yndyrshme që zë përsipër qumështi pasi e ziejmë dhe e lëmë në një enë; shtresë e trashë që zë përsipër një gjellë ose një lëng kur e ziejmë.
    Ajkë e trashë. Ajka e qumështit (e gjellës, e kafesë). Kos me ajkë. Gjellë (kafe) me ajkë. Zë (vë) ajkë. I marr (i heq) ajkën.

  2. (fig.) Pjesa më e mirë, pjesa me e zgjedhur; balli, lulja.
    Ajka e djemve (e burrave). Ajka e ushtarëve (e sportistëve). Ajka e popullit (e vendit).

  3. Lyra e leshit të palarë; djersë e yndyrshme në lëkurën e bagëtive dhe në flokët e njeriut.
    Ajka e leshit. Ajka e flokëve.

  4. përd. mb. Gjysmë i lëngshëm e si i yndyrshëm, i butë (për salcën, baltën etj.).
    E ka gojën ajkë është gojëmbël, flet butë. I rritur me ajkë qumështi i rritur me gjithë të mirat, në mes të të mirave. E shet shkumën për ajkë shih te shkumë ~a.[1]

  5. Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0