bar - Wiktionary (original) (raw)

w:sq:Faqja Kryesore

bar m.sh. -

  1. bot. Bimë zakonisht njëvjeçare, me kërcell të hollë e të njomë që nuk drunjëzohet, me gjethe të holla e të gjata në ngjyrë të gjelbër, e cila mbin e dendur në livadhe e në vende të tjera dhe shërben kryesisht si ushqim për kafshët; përmb. tërësia e bimëve të këtij lloji, që rriten vetë në livadhe, në ara etj.; mbulesa e gjelbër me këto bimë; lëndinë. Bar i gjelbër. Bar i njomë (i ri, i thatë). Bar i egër bimë barishtore që mbin e rritet vetë. Bar i dendur. Bar helmues (i kripur). Bar mali (kënete). Bar vjeshte. Fije bari. Mullar bari. Kosë bari. Ngjyrë bari. Një dorë (një gojë) bar. Del (mbin) bari. E mbuloi bari. Ka zënë bar. I shtie (i hedh) bar. Korr (kosit) bar. Mbledh (lidh) barin. Shkul barërat. Ha bar. Shkel (shtrihem) mbi bar.
  2. fig. Gjë pa shije, ushqim si kashtë; gjellë që s'ka fare kripë.

II m.sh. -

  1. Lëndë e përgatitur posaçërisht për mjekimin a parandalimin e një sëmundjeje ose për shërimin e një plage, ilaç; bimë ose pjesë e një bime, e përgatitur në një mënyrë të caktuar, që përdoret për mjekime. Bar qetësues (mjekues, nxitës). Bar i hidhur. Bar pluhur (me kokrra). Bar kundër gripit (kundër helmimit). Bar plakash. Recetë barnash. Shishe me bar. Pi barin. I jap një bar.
  2. Lëndë kimike, zakonisht helmuese ose me erë të keqe, që përdoret për të zhdukur a për të larguar insektet e kafshët e dëmshme. Bar mole (lëkurësh) naftalinë. Bar pleshtash. Bar tartabiqesh. Bar morri. Bar miu (minjsh).
  3. fig. Mjet a mënyrë që ndihmon për të kapërcyer një fatkeqësi, për të dalë nga një e keqe a vështirësi ose për të harruar një hidhërim etj. Kërkon barin. Ia gjeti barin. S`ka bar për këtë.

III m.sh. - Lokal i vogël, ku pinë zakonisht më këmbë. Bar veror.

IV m.sh.fiz. - Njësi e matjes së shtypjes atmosferike. Shtypje një bar.[1]

bar argjendi bar balsami bar beronje bar bibe bar blete bar brenge bar breshke bar buçi bar dallëndysheje bar delli bar derri bar djathi bar dhëmballe bar ethesh bar fare bar gomari bar griskle bar gryke bar guri bar gjaku bar gjalpi bar gjarpri bar gjedheni bar helmi bar hënëze bar hikrraqi bar hirre bar hirrëze bar i hidhët bar i imët bar i keq bar i madh bar i qelbur bar i trashë bar i verdhë bar jodi bar kolaneci bar krimbi bar kripi bar kryezi bar kukunjëze bar lebre bar lepuri bar lëngose bar lëngjyre bar lunge bar majasëlli bar me kokë bar mëndafshi bar miu bar mjalti bar morri bar ndërgishteje bar nepërke bar ngalose bar ngjitës bar pasrregulli bar pate bar peshku bar pezmi bar përdhesi bar plakash bar plasjeje bar plehu bar pleshtash bar pulash bar pushi bar qeni bar qerosi bar qumështi bar rresh bar sahati bar squfuri bar shëllire bar shkëndije bar shpërgëtie bar shpirre bar shpretke bar shqiponje bar shurrëgjakeje bar tambli bar telishi bar teshi bar të preri bar thëllëze bar thiu bar uji bar urdheje bar urithi bar vedre bar verdhëze bar vese bar veshi bar zemre bar zogu
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0