bel - Wiktionary (original) (raw)

Bel

I m.sh. - Pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut midis kraharorit dhe kërdhokullave; ijët dhe pjesa mbi kryqet, mesi; pjesa më e ngushtë e rrobave, që mbështjellin trupin në këtë vend. Bel i ngushtë (i hollë, i gjerë, i trashë). Me bel të këputur me bel shumë të hollë. Rrethi i belit. Rripi i belit. Gjerësia e belit. Fustan (pallto) me bel. E kapi për beli. Vuri duart në bel. Më dhemb beli.

II m.sh. - Vegël bujqësore si lopatë, me teh trekëndësh, zakonisht me një këmbëz, që përdoret për të punuar thellë tokën ose për të hapur hendek. Bel çatall bel me tehun të trashë e të ndarë si bigë. Bel ulluk bel me teh të kthyer si lug që përdoret për të hapur gropa. Bishti i belit. Punoj (kthej) me bel. Thellë një bel thellë sa gjatësia e tehut të belit. Bëj belin e parë gërmoj (hendekun etj.) një radhë me bel.

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0