breg - Wiktionary (original) (raw)

Breg m.sh. -

  1. Pjesë a rrip toke, që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det, një liqen etj., anë toke që ndodhet buzë një sipërfaqeje uji. Bregu i majtë (i djathtë). Breg shkëmbor (ranor). Breg i përthyer. Breg i rrëpirët. Breg me breg. Bregu i lumit (i liqenit, i detit). Brigjet e Adriatikut. Rri (dal) në breg. Shëtit gjatë bregut.
  2. Vend i ngritur, kodër e vogël, kodrinë; grumbull a pirg dheu buzë një grope, një hendeku etj. Breg i lartë (i vogël). Fshat rrëzë bregut. Fushë me brigje. Në majë të bregut. Ngjitem në breg.
  3. Buza e një sendi, caku ku mbaron diçka; qenari i disa sendeve. Bregu i vatrës. Bregu i pyllit. Bregu i varkës. Bregu i arkës. Bregu i pëlhurës. Bregu i kudhrës.
  4. Ushqim i bërë tokël, pjesë ushqimi e ngjeshur si lëmsh, kokërr. Një breg djathë (gjalpë, sheqer).
  5. kryes. sh. Vende pranë detit, vende bregdetare. Në brigje të largëta. Në brigjet e jugut.
Anglisht: 1. coast (en), 2. bank (en), 3. edge (en) Anglishte e thjeshtë: Arabisht: Bjellorusisht: Boshnjakisht: Bullgarisht: Çekisht: Danisht: Esperanto: Frëngjisht: Greqisht: Gjermanisht: Estonisht: Finlandishte: Hebraisht: Hollandisht: Hungarisht: Indonezisht: Interlingua: Irlandisht: Italisht: Japonisht: Katalanisht: Kinezisht: Koreanisht: Kroatisht: Latinisht: Letonisht: Luksemburgisht: Lituanisht: Maqedonisht: Norvegjisht: Persisht: Polonisht: Portugalisht: Rumanisht: Rusisht: Serbisht: Sllovakisht: Sllovenisht: Spanisht: Suedisht: Turqisht: Ukrainisht: Venecianisht: Zazaisht:1. kıst (zza),
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0