brez - Wiktionary (original) (raw)

brez m.sh. -

  1. Rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj., që përdoret në disa krahina për ta ngjeshur në mes, duke e mbështjellë disa herë rreth e rreth; rrip i gjerë prej lëkure, prej metali etj., që ngjishet në mes e shërben për të mbajtur fishekë a armë, për stoli etj. Brez pambuku (mëndafshi, meshini). Brez i argjendtë. Brez burrash (grash). Brezi i martesës. vjet. Brezi i fishekëve (i armëve). Brezi i shpëtimit rrip i gjerë prej gome, që fryhet e ngjishet në mes dhe që shërben për të shpëtuar njeriun nga mbytja në ujë. Brezi i sigurimit rrip që e ngjeshin punëtorët në mes dhe që e lidhin te një mbajtëse e sigurt, kur bëjnë punime në vende të larta, për të mos u rrëzuar. Armët e brezit armë të vogla (si koburja, thika etj.), që mbahen në brez. Ngjesh (shtrëngoj) brezin. Zgjidh brezin.
  2. Rrip i gjatë e i gjerë, zakonisht i leshtë, me të cilin lidhim fëmijën në djep; ndrizë, dizgje. E lidhi (fëmijën) me brez.
  3. shih mes,~I 2,3. Deri në brez. Brezi i duhanit gjethet e duhanit që mblidhen gjatë një vjeljeje, fletët e një dore. Ngjesh në brez. Një brez njeriu i thellë.
  4. Pjesë e diçkaje (e një sipërfaqeje etj.), që ka trajtë të zgjatur e të kufizuar dhe që dallohet nga e tëra; hapësirë në trajtë rripi. Brez pyjor (kodrinor). Brez kufitar. Brez mbrojtës. Brez i bleruar. Brez i kuq (i zi, i bardhë). Brez toke. Brez resh. Brez drite. Një brez me bojë. Brezi i uljes (i ngritjes) së aeroplanëve. Ujitje me brez. Dele me brez.
  5. Dru i gjatë a shtresë betoni, i cili vihet përgjatë murit që ndërtohet me qerpiç, me gurë ose me tulla, për ta lidhur ose për ta forcuar. Brezi i poshtëm (i sipërm). Brez muri. Brez hekuri (betoni). Breza kundër tërmetit. Drurë për breza. Mur me breza.
  6. gjeogr. Pjesë e sipërfaqes së tokës ndërmjet dy paralelesh ose dy meridianësh; zonë e Tokës që kufizohet nga paralele të caktuara dhe që dallohet prej zonave të tjera nga ndryshime të klimës, të bimësisë etj. Brez gjeografik. Brezi i ftohtë (i ngrohtë, i nxehtë, mesatar). Brezi arktik. Brezi tropikal. Brezi i bores.
  7. Tërësia e të lindurve të një gjaku kundrejt të parëve të përbashkët; tërësia e njerëzve, që kanë pak a shumë një moshë, përkundrejt paraardhësve e pasardhësve të tyre; njerëzit e një moshe a me moshë të afërt, që jetojnë në të njëjtën kohë ose që lidhen nga veprimtaria e përbashkët, që kanë qëllime të përbashkëta etj.; brezni. Brezi i parë (i dytë, i tretë). Brezi i ri ( i vjetër). Brezat e kaluar (e ardhshëm). Breza luftëtarësh. Brezat e gjakut. etnogr. pasardhësit nga ana e babait. Brezat e gjinive. etnogr. pasardhësit nga ana e nënës. Brezi i viteve 30 (40...). Brezat e pasluftës. Nga brezi në brez. Brez pas brezi që në kohë të lashta, në mënyrë të vijueshme. Gjatë disa brezave.
Anglisht: belt (en), strap (en), girdle (en), sash (en) Anglishte e thjeshtë: Arabisht: Bjellorusisht: Boshnjakisht: Bullgarisht: Çekisht: Danisht: Esperanto: Frëngjisht: Greqisht: Gjermanisht: Estonisht: Finlandishte: Hebraisht: Hollandisht: Hungarisht: Indonezisht: Interlingua: Irlandisht: Italisht: Japonisht: Katalanisht: Kinezisht: Koreanisht: Kroatisht: Latinisht: Letonisht: Luksemburgisht: Lituanisht: Maqedonisht: Norvegjisht: Persisht: Polonisht: Portugalisht: Rumanisht: Rusisht: Serbisht: Sllovakisht: Sllovenisht: Spanisht: Suedisht: Turqisht: Ukrainisht: Venecianisht:
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0