dardhë - Wiktionary (original) (raw)

DARDHË f.

1. Dru frutor me gjethe gjatoshe e të ndritshme e me lule të bardha, që bën kokrra të tulta e të ëmbla, të zgjatura nga bishti e zakonisht me ngjyrë të verdhë kur piqen; kokrra e kësaj peme. Dardhë e butë. Dardhë e egër gorricë. Dardhë bishtje dardhë me bisht të zgjatur. Dardhë bulbe. Dardhë elbje dardhë që piqet në një kohë me elbin. Dardhë brumje dardhë që kur piqet, bëhet e butë si brumë. Dardhë dimërore (dimërake) dardhë që piqet vonë, nga fundi i nëntorit ose që lihet për t'u ndulkur në dimër. Dardhë gurje dardhë me tul të fortë. Dardhë mbytje. Një kokërr dardhë.

2. Send në formë të zgjatur nga bishti, që i ngjan frytit të këtij druri. Dardhë gome me ujë. Dardhë prej kauçuku.

a) ai që bën punën, merr edhe shpërblimin; ai që përpiqet për diçka edhe fiton prej saj;

b) edhe iron. kush rri pranë një njeriu që ka pushtet, pasuri, dituri etj. përfiton më tepër prej tij nga ata që janë larg. Nuk i hipën dot dardhës e i bie fikut fj. u. s'ka ç'i bën gomarit e i bie samarit. Pemën, kur s'pjell, e presin se i bën hije dardhës fj. u. shih te PEM/Ë,~A. Shushunja e dardhës zool. shih te SHUSHUNJ/Ë,~A.