di - Wiktionary (original) (raw)

DI kal.

1. Kam njohuri pak a shumë të plota ose të veçanta për diçka e njoh mirë diçka pasi e kam parë, e kam dëgjuar, e kam studiuar etj.; e kam mësuar diçka, e zotëroj. Di dy gjuhë. E di drejtshkrimin. E di mirë shqipen (frëngjishten, anglishten...). E di tabelën e shumëzimit. E di mirë rolin. E di zanatin e vet. E di përmendsh (ujë, për fije, në majë të gishtave, me sy mbyllur) e di shumë mirë. S'e di si duhet. Aq di, aq bën. Më mirë të dish se të kesh. fj. u.

2. Kam të dhëna, njohuri ose njoftim për dikë a për diçka, e kam marrë vesh diçka; e njoh mirë dikë a diçka. Ia di shkaqet (qëllimet). S'ia di emrin. Ia di shtëpinë. Ia di sëmundjen. Ia di zemrën (kokën, mendjen). Ia di huqet (hiletë, dredhitë, zakonet). Ia di hallet. E di mirë se kush është. S'di gjë ende. S'e di pse u zemërua. Ç'di ti? A di gjë? S'di asgjë. Di shumi gjëra për të. Do të dijë gjithçka. E di gjendjen. Siç e di.. . S'di ç'të them. S'e di ç'kanë vendosur. Me sa di unë nga të dhënat a njoftimet që kam unë, nga ç'kam dëgjuar e ç'kam marrë vesh unë. E di rrugën? Di ndonjë mënyrë tjetër? E di ku bie fshati Shkozë? E di nga kalohet më shkurt?

3. Jam i zoti për të bërë diçka, kam aftësitë e shprehitë e nevojshme për t'i dalë në krye një pune (me një folje në mënyrën lidhore). Di të lexojë (të shkruajë, të vizatojë). Di të notojë. Di t'i bjerë violinës (çiftelisë, pianos...). Di ta rregulloj (ta ndreq). Di të drejtojë (të udhëheqë). Di të sillet. Di të jetojë. Di të arsyetojë. Di ta përmbajë veten. Nuk di të lidhë dy fjalë (bashkë) s'është i aftë t'i shprehë qartë mendimet, mezi flet.

4. Jam i vetëdijshëm për diçka, e kuptoj mirë diçka, ia njoh vlerën e rëndësinë, e çmoj; ruaj masën a kufijtë. Di se ç'bën. E di detyrën time. Ia di vlerën. E di vendin tim. E di masën. As vetë s'e di se ç'kërkon. E di, ai ka shumë punë, por ...

5. E njoh, e kam provuar a e kam përjetuar diçka. S'e di ç'është rakia (duhani). E di ai ç'është varfëria (uria). S'dinte ç'ishin përkëdheljet. S'dinte të ngopur nuk ngopej kurrë.

6. edhe jokal. Jam në gjendje të kuptoj diçka, marr vesh; kuptoj. Di diçka nga muzika (nga piktura). E di edhe bufi. E bëri pa e ditur. S'ditën nga ikën ikën të shpërndarë. E di ç'të bëj unë?

7. zakon. moh. (edhe me foljen dua). Nuk i nënshtrohem diçkaje a dikujt, nuk pyes për të, nuk e përfill, nuk trembem, nuk thyhem; nuk merrem kurrë me diçka, nuk e bëj asnjëherë diçka. Nuk di ç'është frika nuk ka frikë fare. S'di ç'është rreziku. Nuk di ç'është gënjeshtra nuk gënjen kurrë. Nuk di ç'është pushimi nuk pushon asnjëherë. Nuk di llafe (fjalë) nuk merret kurrë me llafe, nuk ka fjalë. Nuk do t'ia dijë nga të ftohtët (nga shiu, nga dëbora, nga balta). S'donin t'ia dinin nga gjermanët (nga ballistët). Ku do t'ia dijë ai!

8. Pandeh, kujtoj; besoj; mendoj. E dinin njëri-tjetrin të vrarë. E kam ditur njeri me mend. E dinim për njeri të mirë. Unë kështu e dija.

9. Ngulit në mend; mësoj. Dije mirë. T'i dish numrat përmendësh. Dije se ai është shoku im.