dollap - Wiktionary (original) (raw)

DOLLAP m.

1. Orendi me përmasa të ndryshme, që është si një arkë e vendosur me këmbë e zakonisht me dy kanate dhe që shërben për të vënë brenda rroba, ushqime a sende të tjera. Dollap i madh (i vogël). Dollap druri (hekuri). Dollap buke (rrobash). Dollapi i enëve. Dollap me xham (me rrjetë teli). Dollap në mur. Hap (mbyll) dollapin. Vë (mbaj) në dollap.

2. krahin. shih DRITAR/E,~JA 1. Dollap qorr kamare. Dollapi i kullës.

3. krahin. Qebap për të pjekur kafenë. Dollapi i kafesë.