faqe - Wiktionary (original) (raw)

FAQE f.

1. Secila nga dy pjesët anësore të fytyrës së njeriut nga syri deri te nofulla e poshtme dhe nga hunda deri te veshi; secila nga dy anët e turirit të kafshëve. Me faqe të kuqe (të fryra, të fishkura). Mollëzat e faqeve. Me nishan në faqe. Laj faqet. Iu skuqën faqet. E puthi në faqe.

2. bised. Pjesa e përparme e fytyrës së njeriut; fytyrë; çehre. Me faqe nga lindja. I ktheu faqen. Mori tjetër faqe. E ndërroi faqen. S'ka vënë (s'ka shkuar) brisk në faqe është ende i ri e pa përvojë.

3. Secila nga anët e një sendi; sipërfaqja anësore e diçkaje; pjesa e përparme e kryesore e një ndërtese, e një sendi etj., pjesa që duket, ballë; parëse. Faqja e përparme (e pasme, e jashtme, e brendshme). Faqe anësore. Faqe muri. Faqet e enës. Faqet e pusit. Faqja e shtëpisë. Faqja e çatisë. Faqe mali (kodre). Faqet e kubit (e piramidës). gjeom. I marr faqet trungut e gdhend anash, faqoj.

4. Secila nga dy anët e fletës së një fletoreje, të një libri etj.; ajo që është shkruar në secilën anë të fletës. Faqja e parë (e fundit). Faqe e shkruar (e bardhë). Faqja letrare (shkencore) e revistës. Faqe fletoreje (libri. reviste, gazete). Numri i faqeve. Faqe për faqe në çdo faqe me radhë. Në krye (në fillin, në fund) të faqes. Kthej (palos) faqen.

5. bised. Sipërfaqe. Faqja e detit (e ujit).

6. edhe fig. Tërësia e tipareve të jashtme të diçkaje, pamje; fytyrë. Ia ndërroi (ia ndryshoi) faqen vendit.

7. Këllëf dysheku a jastëku. Faqe dysheku (jastëku). I bëj faqe të re. I shtie faqen.

8. bised. Periudhë kohe sa zgjat një vit; periudhë kohe aq sa jeton një njeri; brez. Një faqe njeriu. Faqe pas faqeje.

9. Shtresë. Bakllava me dy faqe arrash.

10. fig. libr. Pjesë nga jeta e një njeriu ose nga historia e një populli, e një kombi, e një vendi etj.; epokë. Faqe e lavdishme (e ndritur, e shkëlqyer) e historisë së popullit tonë. Hap një faqe të re.

11. fig. Nder; cipë. Ka faqe ai. S'i mbeti faqe.

a) u duk, u shfaq, doli në shteg;

b) ia arriti qëllimit, ia doli në krye. I doli në faqe i shkoi (i vajti) mbarë (puna). Me dy faqe (me dy fytyra) shih te FYTYR/Ë,~A. Me faqe në dhe (përdhe) me turp; i turpëruar. Dha faqe u shtrembërua, lëshoi bark (për murin). Jep faqe

a) fillon e thahet;

b) fillon të piqet, përshenjet (për pemët);

c) vë cipë përsipër, fillon të skuqet (për bukën në furrë etj.). I dha një faqe

a) e skuqi palë pranë zjarrit (për bukën etj. kur piqet në furrë, për bukën kur theket etj.);

b) e gdhendi, e bëri me faqe, e faqoi (një dru). Morri jep faqe! mos e përkrah, mos i jep zemër, mos ia ushqe fjalën, mos ia hap syrin; mos e llasto. Me lot në faqe shih te LOT,~I. Mori faqe

a) u skuq ca përsipër (për bukën, mishin etj. kur e futim në furrë);

b) u tha, zuri një kore të hollë nga thatësira (për tokën). I morën faqen (nuses) ia hoqën pushin në fytyrë (zakonisht një ditë përpara martesës). Mësallë me dy faqe shih te MËSALL/Ë,~A. S'i nxihet faqja (fytyra) shih te NXIHEM. Ia nxiu faqen (fytyrën) shih te NXIJ. E nxori në faqe diçka e kreu, arriti të bëjë diçka, e nxori në dritë. I pëlcasin faqet është shumë i shëndoshë. S'i skuqet faqja (fytyra) shih te SKUQEM. Sa për sy (sa për faqe) të botës shih te SY,~RI. Sa për sy e faqe shih te SY,~RI. Nuk e vë për faqe nuk e mendon mirë një punë para se ta kryejë, nuk e peshon mirë. Ia zbardhi faqen (fytyrën) shih te ZBARDH 5. Ia zheu faqen shih te ZHYEJ. I është bërë faqja shollë shih te SHOLL/Ë, ~A. Doli me faqe të bardhë shih te BARDHË (i,e). Nuk i hedh pluhur faqes shih te PLUHUR, ~ I. Ka cipë (nder) në faqe shih te CIP/Ë, ~A 4. I ka dalë (i ka mbirë) bari në faqe (në sy) shih te BAR,~I I. Paç faqen e bardhë! ur. shih te BARDHË (i,e). Paç faqen e zezë! mallk. shih te ZI (i), ZEZË (e). E kam faqen të larë shih te LARË (i, e). Ka gjak në faqe (në fytyrë) shih te GJAK,~U. S'ka sy e faqe (me ç'sy e ç'faqe?) shih te SY, ~RI. Ishte me pushkë në faqe shih te PUSHK/Ë,~A. Ta lë pushkën në faqe shih te PUSHK/Ë,~A. S'i la sy e faqe shih te SY,~RI. S'i mbeti (s'i ngeli)sy e faqe shih te SY, ~RI. E priti me pushkë në faqe dikë e priti me krahë hapur e me të gjitha të mirat, e priti si një mik të nderuar. E zhduku (e shoi, e fshiu) nga faqja e dheut e zhduku krejt, e shkatërroi me themel e me rrënjë, e asgjësoi, e shfarosi. Këmbët e lehta e faqja e bardhë shih te LEHTË (i, e). Të puth halla në të dy faqet thjeshtligj. iron. shih te HALL/Ë,~A. Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë faqet (fytyrën) fj. u. shih te DOR/Ë,~A. Faqe e gjallë shtypshkr. faqe e radhitur, ku shënohet në krye autori dhe titulli i veprës a i artikullit. Faqe mbrojtëse shtypshkr. fletë dyshe me palosje, që shërben për bashkimin e bllokut të librit me kapakët.