pendë - Wiktionary (original) (raw)

pendë I f.

  1. kryes. Gypa të brirtë e të hollë, me push e me fije të imëta në të dyja anët, që mbulojnë trupin e krahët e shpendëve; pupël. Pendë të gjata (të bukura). Pendë pule (pate, palloi). Me pendë të ngritura. Pendët e krahut (e bishtit). Ua rrjepin pendët. Dikur shkruanin me pendë pate.
  2. shih PEN/Ë,~A.
  3. Fletë në pjesë të ndryshme të trupit të peshqve, e cila u shërben këtyre për të notuar. Pendë notuese. Penda e bishtit. Pendët e kurrizit (e barkut).
  4. Fletë të një vegle a mekanizmi; rrotë me shumë fletë të tilla, që rrotullohet nën veprimin e ujit dhe vë në lëvizje gurët e mullirit. Penda rrotullohej shpejt. S'kthehej me penda.
  5. përd. mb. Shumë i lehtë. Ishte pendë.
  6. përd. ndajf. Shumë (me mbiemrin «i lehtë»). Pendë i lehtë (i lehtë pendë).

pendë II f.

pendë III f.