pjek - Wiktionary (original) (raw)

PJEK m.

Shkopi më i gjatë, me të cilin godasin cinglin në lojën me cingla. Godit (hedh) cinglin me pjek.

PJEK I kal.

1. Vë diçka në furrë ose në zjarr që të zbruhet e të rreshket dhe të bëhet e gatshme për t'u ngrënë. Pjek bukën (kulaçin, mishin). Pjek byrekun (lakrorin). Pjek qengjin në hell. Pjek patate (speca, kunguj, ftonj). Pjek misra në prush. Pjek qefullin në tjegull. Pjek kafenë vë kafenë në qebap dhe e rrotulloj në zjarr që të bëhet për t'u bluar. Pjek në zjarr (në prush, në furrë, në sobë, në saç).

2. Shtie diçka në një furrë të posaçme ose në një vend të mbyllur me temperaturë të lartë për ta bërë më të fortë, më të qëndrueshme, më të ngjeshur etj. Pjek tullat (tjegullat). Pjek vorbat (shtambat, qypat).

3. Ziej rrushin a pemë të tjera në një kazan të posaçëm për të nxjerrë raki; krahin. bëj një kafe. Pjek raki. Poqi një kafe.

4. vet. veta III. Bën që të arrijë zhvillimin e vet të plotë (një pemë, drithi etj.) dhe të jetë i gatshëm për t'u përdorur. I poqi vapa pemët (fiqtë, kumbullat). E poqi shpejt të nxehtët grurin. Pema pa u pjekur s'hahet. fj. u.

5. edhe jokal. vet. veta III. Lëshon nxehtësi të madhe sa të djeg; përvëlon. Pjek dielli. Na poqi vapa.

6. vet. veta III. E bën të mbledhë, të çahet dhe të nxjerrë përjashta qelbin; e bën të nxjerrë këlbazën. Bar që e pjek çibanin. Shurup që e pjek kollën.

7. kryes. veta III fig. E bën të fortë e të aftë për jetën a për një veprimtari, duke i dhënë përvojën e njohuritë e nevojshme, duke e kalitur etj. Lufta (vuajtjet) e poqën para kohe.

PJEK II kal. bised.

1. Takoj dikë; ndesh. Poqi një mik (një shok). E poqa rrugës (papritur).

2. Prek, çik. E poqi me gisht.

3. Përputh. I poqi bashkë dy fletë.