qytet - Wiktionary (original) (raw)
qytet m.
- Qendër e madhe banimi, me shumë shtëpi të ndara zakonisht në lagje, me rrugë e me sheshe të rregulluara, ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre një varg institucionesh politike, shoqërore, administrative, kulturore etj. dhe ndërmarrjesh industriale, tregtare etj. Qytet i madh (i vogël). Qytet i ri (i lashtë, mesjetar ). Qytet ilir. Qytet kryesor. Qytet bregdetar (malor). Qytet industrial. Lagjet (rrugët, sheshet) e qytetit. Qendra e qytetit. Teatri i qytetit. Rrethinat e qytetit. Muret e qytetit. Banorët e qytetit. Banon në qytet. Ngritën (ndërtuan, themeluan) një qytet. Janë bërë edhe fshatrat si qytete.
- përmb. Banorët e një qendre të tillë; jeta, mënyra e jetesës në një qendër të tillë. Qyteti u nis në ndihmë të fshatit. Në aksion mori pjesë i gjithë qyteti. U ngrit në këmbë i gjithë qyteti. Afrimi i qytetit me fshatin.
- Grumbull shtëpish, banorët e të cilit merren me një veprimtari të caktuar. Qyteti i studentëve. Qyteti i minatorëve.