re - Wiktionary (original) (raw)

re em. palak.

  1. Vë re:

re I f.

  1. Grumbull avujsh uji, që rrinë pezull lart në qiell. Re të bardha (të zeza, të murrme, të kuqërremta). Re të imëta (të rralla, të dendura, të shpeshta). Re pupëlore (grumbullore, shtresore). Re të larta (të ulëta). Re të ngarkuara. Re shiu (dëbore, breshri). Re me shi. Shtëllunga resh. Qiell me (pa) re. Kohë me re. Doli një re. U vesh (u mbush) qielli me re. U derdhën (u shkarkuan) retë. U mblodhën (u shpërndanë) retë. Një re shi pak shi.
  2. Shtëllungë e madhe grimcash të imëta që enden në ajër; grumbull i dendur i diçkaje që ngrihet e që lëviz në ajër; mizëri. Re tymi (avulli, pluhuri). Një re riri. Një re mushkonjash (karkalecash, zogjsh, plumbash). U ngrit një re.
  3. Diçka që pengon vështrimin, perde. I zunë (i vunë) sytë re. M'u bë një re. Kam një re përpara sysh.
  4. fig. Diçka e zymtë, që paralajmëron një të keqe; diçka që sjell një shqetësim. Retë e dyshimeve. Mblidhen (varen, dendësohen) re të zeza. Shpërndahen retë.
  5. fig. Grumbull fjalësh ose veprimesh, zakonisht të mbledhura për të errësuar a shtrembëruar diçka. Re fjalësh (frazash, parullash). Re gënjeshtrash.
  6. krahin. Rrufe. I ra (e goditi) reja. Krisi (shtiu) reja. E vrau reja.

re II f. muz.

  1. Nota e dytë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë. Nota re.

re III f.

  1. Nusja e shtëpisë; e reja. Ime re. Re e vjehërr.

re IV f. krahin.

  1. Fytyrë, pamje, çehre. Ka re të keqe.

re V f. vjet.

  1. Leje, urdhër. I dha re. Me re të tij.

re I f.

  1. Vajzë e re, vajzë në moshën e rinisë. Të rinj e të reja. Të rejat e skuadrës. Kampionati për të rejat.
  2. Anëtare e organizatës së rinisë. Të rejat e organizatës. Mbledhje me të rejat.
  3. Nusja e djalit (kundrejt prindërve të djalit), nusja e shtëpisë. E reja e djalit. Vjehrra me të renë.

re II f.

  1. kryes. Lajm, diçka që ka ndodhur kohët e fundit dhe që merret vesh, ngjarjet e fundit. Të rejat e ditës. Të rejat e fundit. Të rejat e shtypit (e gazetës). Mësoj (marr vesh) të rejat. Ç'të reja kemi? Ç'të re na solle? Ç'kemi ndonjë të re?
  2. kryes. Diçka që është zbuluar ose studiuar kohët e fundit, arritjet e fundit në një fushë të shkencës, të teknikës a të prodhimit. Të rejat e shkencës e të teknikës.
  3. vet. nj. Ajo që ka ardhur në jetë para pak kohësh, dukuri që sapo është shfaqur; diçka e re dhe përparimtare, ajo së cilës i përket e ardhmja; kund. e vjetra. E reja revolucionare (përparimtare). E reja në jetë (në art). Filizat e së resë. Lindja (fitorja) e së resë. Luftëtar (përfaqësues) i së resë. Mbrojtja (përkrahja) e së resë. Lufta e së resë me të vjetrën. Përqafoj (përhap) të renë. Jetoj me të renë. I hap rrugën së resë.