rrip - Wiktionary (original) (raw)

rrip m.

  1. Copë e gjatë dhe e ngushtë, e prerë prej një lëkure, prej një pëlhure ose prej një lënde tjetër, që përdoret për të lidhur, për të shtrënguar, për të mbajtur etj. diçka. Rrip i hollë (i ngushtë, i gjerë, i gjatë, i shkurtër). Rrip lëkure (pëlhure, llastiku). Rripat e këpucëve (e opingave). Rripat e çantës. Rripat e zgjedhës (e samarit, e frerit). Rripa orësh. E lidh me rrip. Zgjat (shkurtoj) rripin e armës. U këput rripi.
  2. Brez i gjatë e i ngushtë prej lëkure ose prej një lënde tjetër me vrima e me tokëz, që shërben për të mbajtur e për të shtrënguar rrobat pas mesit ose në sup. Rrip lëkure (plastike). Rripi i pantallonave. Rripi i mesit. Rripat e supeve. Rrip fishekësh gjerdan për fishekët. Rrip sigurimi brez që mbahet nga një punëtor për t'u kapur që të mos bjerë, kur punon në një vend të lartë. Vrimat e rripit. Tokëza (koka) e rripit. Shtrëngoj (liroj) rripin. I hoqi një rrip e rrahu, e fshikulloi me rrip a me diçka tjetër të ngjashme.
  3. Copë e gjatë dhe e ngushtë, e prerë nga një fletë letre, metali, druri etj.; shirit. Rrip letre. Rrip llamarine (teneqeje). Rripa dërrasash. Rrip për të mprehur briskun e rrojës. E bëri rripa. E preu në rripa. I ngjiti (i vuri) një rrip. I nxori (i hoqi) një rrip. E thuri me rripa.
  4. tek. Shirit i ngushtë prej lëkure ose prej një lënde tjetër i qepur si rreth, që shërben për ta kaluar lëvizjen rrotulluese nga një rrotë në tjetrën. Rrip lëkure (gome). Rrip transmisioni. Rripi i makinës (i traktorit). I vuri rripin. I doli (iu këput) rripi.
  5. Pjesë toke e gjatë dhe e ngushtë, brez i ngushtë toke ose i një sipërfaqeje tjetër. Rrip i papunuar. Rrip bregdetar. Rrip ranor. Rripa pyjorë. Rrip toke. Rrip rruge. Rrip deti. Rrip me bar. Një rrip tokë pa tokë.
  6. Brez i ngushtë e i gjatë, që dallohet në sipërfaqen e diçkaje ose nga pjesa tjetër përreth. Rrip i bardhë (i kuq). Rrip drite. Rrip qielli.
  7. fig. thjeshtligj. Njeri i trashë nga mendja, njeri që nuk ia pret për asgjë; njeri i humbur që s'është i zoti për asnjë punë (edhe përd. mb. sipas kuptimit të emrit). Është fare rrip nga mendja. Është rrip për të kënduar.
  8. përd. mb. fig. Shumë i dobët e i ligur, i hollë e i thatë, kockë e lëkurë. E ka bërë rrip sëmundja.
  9. përd. mb. bised. Që është i fortë e nuk zien lehtë; që mezi përtypet, rripak. Ishte mishi rrip e mezi zjeu.