tregoj - Wiktionary (original) (raw)

tregoj kal.

  1. Ia nxjerr përpara një gjë dikujt për ta parë, për t'u njohur me të a për të gjykuar mbi të; bëj të duket, zbuloj që të shihet, dëftej. I tregoi rrobat. I tregoi librat. I tregoi prodhimet. I tregoj punën. I tregoi dhëmbët (duart).
  2. I shpjegoj dikujt, me fjalë ose ia shënoj me lëvizje të dorës diçka që dëshiron ta dijë a ta mësojë; e drejtoj për atje ku duhet, i kallëzoj vendin ku ndodhet diçka etj., i dëftej. I tregoj adresën e shtëpisë. I tregoi rrugën (ndërmarrjen, institutin). Ia tregoi në hartë.
  3. Them me fjalë një ndodhi një histori etj., kallëzoj me gojë; rrëfej. Tregoj një përrallë (një histori, një ngjarje). E tregoi gjatë e gjerë (fije për pe, me hollësi). Tregon shumë bukur. S'di të tregojë.
  4. I them dikujt një të vërtetë që ai nuk e di; i kallëzoj diçka, zakonisht të fshehtë, ose që ai nuk e di; rrëfej. I tregoi emrin. I tregoi të drejtën (të vërtetën). I tregoi të fshehtat. Ia tregoi së shoqes. I tregoi hallin. I tregoi zorrët e barkut ia tha të gjitha. Po ta tregoj vetëm ty. I tregoi kush foli (kush e mori). I tregoi kush e kush erdhi. I tregoi si ndodhi. Mos i trego kujt! Mos e trego!
  5. bised. E kallëzoj te dikush; i jap njoftime dikujt për dikë a për diçka; padit. E tregoi tek i ati. Na tregoi spiuni. E shtrënguan të tregonte shokët.
  6. Shfaq një veti a një aftësi, duke vepruar ose duke bërë diçka; i kushtoj kujdes a vëmendje dikujt ose diçkaje; e paraqit veten në një mënyrë të caktuar; e shfaq. Tregoi guxim (burrëri, heroizëm, trimëri). Tregoi zotësi (shkathtësi, mençuri, zgjuarsi). Tregon interesim për letërsinë, (për muzikën, për pikturën). Tregon kujdes (vëmendje) për dikë a për diçka. E tregoi veten se kush ishte. Puna e tregon njeriun. E ka treguar me vepra. Ç'ka zemra e tregon fytyra. fj. u.
  7. vet. veta III. Dëshmon, provon, vërteton; nxjerr në shesh. Kjo tregon qartë (sheshit) se... Përvoja tregon se... Ngjarjet historike treguan se...
  8. edhe jokal. Dukem; jap përshtypjen nga pamja (zakonisht për moshën); vet. veta III është shenjë për diçka, paralajmëron. Tregon i ri. Nuk tregon i më shumë se gjashtëdhjetë vjeç. Siç tregojnë shenjat. Siç tregon moti, do të kemi shi.
  9. vet. veta III Flasin, thonë. Tregojnë shumë gjëra për të. E tregonin shumë të zotin. E tregojnë të bukur.
Afrikane: ? Anglisht: ? Arabisht: ? Armenishte: ? Austrishte: ? Azerisht: ? Gjuha baske: ? Bjellorusisht: ? Boshnjakisht: ? Bullgarisht: ? Çekisht: ? Danisht: ? Esperanto: ? Estonisht: ? Finlandishte: näyttää (fi) Frëngjisht: ? Galicishte: ? Gjermanisht: ? Greqisht: ? Hebraisht: ? Hollandisht: ? Hungarisht: ? Indonezisht: ? Interlingua: ? Irlandisht: ? Islandishte: ? Italisht: ? Japonisht: ? Katalanisht: ? Kinezisht: ? Koreanisht: ? Kroatisht: ? Kurdisht: ? Latinisht: ? Lituanisht: ? Letonisht: ? Luksemburgisht: ? Malajzishtja: ? Maltez: ? Maqedonisht: ? Norvegjisht: ? Persisht: ? Polonisht: ? Portugalisht: ? Rumanisht: ? Rusisht: ? Spanisht: ? Suedisht: ? Sllovakisht: ? Serbisht: ? Sllovenisht: ? Turqisht: ? Ukrainisht: ? Venecianisht: ?