veprim - Wiktionary (original) (raw)

veprim m.

  1. Kryerja e një punë a e një veprimtarie të caktuar; veprimtari. Fushë veprimi. Mënyra e veprimit. Gjeti shesh të lirë veprimi. Erdhi çasti i veprimit.
  2. Lëvizje me trupa dhe me armë sipas kërkesave të stërvitjes ose të luftimit; goditje e shpejtë dhe e papritur që i japim armikut, aksion luftarak. Veprime rreshtore (taktike). Veprime ushtarake (luftarake). Radha e veprimeve.
  3. Diçka që bëhet me një qëllim të caktuar; mënyra se si vepron dikush, sjellje; pjesë e veprimtarisë së dikujt; vepër, punë. Veprim i guximshëm (heroik, revolucionar). Veprim mirëdashës (i keq, armiqësor, i shëmtuar). Veprim i vetëdijshëm (i papjekur). Udhëheqje për veprim. Njeri i veprimit. E gjykojmë nga veprimet. Bëj (kryej) një veprim.
  4. spec. Ndikim; ushtrimi i forcës mbi diçka e rrjedhimi që pason a shfaqet; fuqi, zbatimi në praktikë i një ligji etj. Veprim dobiprurës (lehtësues, i dëmshëm). Veprimi i ilaçit. Veprimi i rrezeve të diellit. Veprimi i acideve mbi metalin. Veprimi i një lënde kimike (helmuese). Veprimi i magnetit. Bombë me veprim të ngadalshëm. Helm me veprim të shpejtë. Me rreze të gjatë veprimi. Nën veprimin e nxehtësisë. Hyn në veprim një ligj.
  5. let. Ngjarja a tërësia e ngjarjeve që zbulojnë konfliktin dhe që zhvillohen njëra pas tjetrës e sipas një plani të caktuar në një vepër letrare. Veprim dramatik (skenik). Veprimi i romanit. Koha e veprimit të dramës.
  6. Puna e një motori, e një mekanizmi, e një makine etj., lëvizje. E vë në veprim makinën (motorin).
  7. Lëvizje me trup a me pjesë të trupit në një ushtrim gjimnastikor; figura që formon një lëvizje e tillë. Ushtrim me gjashtëmbëdhjetë veprime.
  8. kryes. zyrt. Përçapje të caktuara që duhen bërë për të plotësuar në të gjitha hallkat e që nga fillimi deri në fund një detyrë, një urdhëresë a urdhër, një vendim a porosi, për të zgjidhur një çështje etj.; përgatitja e shkresave a e dokumenteve të nevojshme për këtë qëllim nga organet përkatëse. Veprime zyrtare (juridike). Veprime bankare (financiare, administrative). Bëri veprimet e duhura. Për njoftim e veprim.
  9. mat. Format kryesore a themelore të llogaritjeve në matematikë, përllogaritjet. Katër veprimet e aritmetikës. Veprime algjebrike. Kryej veprimet. Problem që zgjidhet me katër veprime.
Anglisht: action (en) Arabisht: ? Austrishte: ? Azerisht: ? Bjellorusisht: ? Boshnjakisht: ? Bullgarisht: ? Çekisht: ? Danisht: ? Esperanto: ? Estonisht: ? Finlandishte: toiminta (fi) Frëngjisht: f action (fr) Galicishte: ? Gjermanisht: ? Greqisht: ? Hebraisht: ? Hollandisht: ? Hungarisht: ? Indonezisht: ? Interlingua: ? Irlandisht: ? Italisht: ? Japonisht: ? Katalanisht: ? Kinezisht: ? Koreanisht: ? Kroatisht: ? Kurdisht: ? Latinisht: ? Lituanisht: ? Letonisht: ? Luksemburgisht: ? Maqedonisht: ? Norvegjisht: ? Persisht: ? Polonisht: ? Portugalisht: ? Rumanisht: ? Rusisht: ? Spanisht: ? Suedisht: aktion (sv) Sllovakisht: ? Serbisht: ? Sllovenisht: ? Turqisht: aksiyon (tr) Ukrainisht: ? Venecianisht: ?