Abdullah Rexhepi | Universiteti I Prishtines (original) (raw)

Papers by Abdullah Rexhepi

Research paper thumbnail of The Jihadist Discourse of the Islamic Community of Kosovo: the Case of Syria

This article aims at analyzing the discourse used by the Islamic Community of Kosovo (ICK) to inv... more This article aims at analyzing the discourse used by the Islamic Community of Kosovo (ICK) to invoke involvement in "the sacred war" in Syria. As the Arab Spring was spreading, an armed conflict began in Syria; amongst the fighting participants were to be found jihadist groups that managed to convince many young Muslims to join their cause through a religious discourse. The discourse of summons for jihad was structured by references to the sacred Islamic texts, the Qur'an and the Hadith, while a special emphasis was put on the comparison of the sufferings of Kosovars and Syrians in order to make the discourse more convincing and emotional for the audience. This type of jihadist discourse became part of the Islamic Community of Kosovo, which managed to convince a considerable number of young people to join these jihadist groups in Syria. This article focuses on the analysis of the circular of July 2012 released by the Islamic Community of Kosova, which was read simultan...

Research paper thumbnail of Survey of the Place of Ferdowsi's Shahnameh in the Albanian language and Literature

Modern Journal of Language Teaching Methods, 2018

ARTICLE INFORMATION Original Research Paper Received Feb. 2018 Accepted Apr. 2018

Research paper thumbnail of Nai̇m Frasheri̇’Ni̇n Şi̇i̇ri̇ Üzeri̇ndeki̇ Fars Edebi̇yatinin İzleri̇

Balkan Araştırma Enstitüsü Dergisi, 2020

This paper deals with the traces of Persian literature on Naim Frasheri's poetry. It also explore... more This paper deals with the traces of Persian literature on Naim Frasheri's poetry. It also explores literary and extra literary factors that were of crucial significance during the process of his intellectual formation and ontological manifestation. The paper argues that author's ideas are the result of the interactions of different cultures, in our case Persian and Albanian cultures. We try to comprehend the social environment and presumptive reasons and sources of author's motivation and inspiration for his poetic creation. The extra literary factors which have been connecting the poet to Persian language and literature and some epistemes traced in Naim's poetry were found to be related to epistemic circulation of cultural and literary societies during the Ottoman Empire in the Balkan Region. In this context, special attention has been given to the influences, concepts, archetypes and topics of Persian literature in Naim's poetry in order to identify the most significant Persian traces in the epistemology and ontology of the Albanian people and their culture. A comparative analysis was conducted on the basis of the letters of poets such as Mewlana, Sa'adi and Hafiz Shirazi within the scope of this study.

Research paper thumbnail of Osmanli - Arnavut Medreseleri̇nde Ebherin Isagoji Eseri̇ni̇n Okutulmasinin İncelenmesi̇

International Language, Literature and Folklore Researchers Journal, 2017

Muslim philosophers borrowed Logic like many other sciences from the ancient Greeks, especially f... more Muslim philosophers borrowed Logic like many other sciences from the ancient Greeks, especially from Aristotle. Aristotle's thoughts and opinions on Logic were gathered by his students in a philosophical work named "Organon".

Research paper thumbnail of Arnavut Şiirindeki Türk Şiir Sanatı İzleri ve onun Arnavut Halk Kültürüne Etkisi

Uluslararasi Kibris Universitesi Fen-Edebiyat Fakultesi, 2019

Arnavut Doğu şiiri geleneği, Osmanlı döneminde ortaya çıkmış ve 20. yüzyıla kadar da varlığını sü... more Arnavut Doğu şiiri geleneği, Osmanlı döneminde ortaya çıkmış ve 20. yüzyıla kadar da varlığını sürdürmüştür. Bu süreç içinde de Türk şiir geleneğinin şiirsel muhtevası ve formülasyonları içinde Arnavut şiiri teşekülüne devam etmiştir. Dönemin Arnavut şairleri ilk başlarda Türkçe, Farsça ve Arapça olarak edebi eser vermeyi başarabilmişler, daha sonra bu şiir geleneğini Arnavut dilinde yazılan eserlerine taşımışlardır. Bu nedenle Arnavut şairler, bazı kavram ve motiflerin ya da Klasik Osmanlı-Türk edebi söylemlerinin Arnavut Edebiyat Tarihine girmesine sebep olmuşlardır. Bu tür edebi söylemlerin kaynağı, temel olarak Osmanlı İmparatorluğu'nun eğitim kurumlarında ve daha sonra Arnavut topraklarında kurulan medreselere taşınan Arap-Fars-Türk bilgi geleneğidir ki sonraları Arnavut dilinde de etkili olmuş; dini eserler yazılmasından daha çok Arnavutça ilk şiir eserlerinin meydana gelmesine sebep olmuştur. Albanoloji çalışmalarında, bu edebi gelenek "Arap alfabesiyle Arnavut edebi...

Research paper thumbnail of Türkçe ve Arnavutça Ad durum Sistemlerinin Anlambilim Açısından Karşılaştırmalı Analizi

Turkish Studies - Language and Literature, 2019

The study of how meaning is encoded in a language is the central business of semantics, and it is... more The study of how meaning is encoded in a language is the central business of semantics, and it is generally assumed that its main concern is with the meanings of words as lexical items. But we should note that it is not only concerned with words as such. Meaning also figures at levels of language below the word and above it (Widowson, 1996). So it is concerned with the meaning of morphemes. Case marking and declination system as such topic is maybe the most complex and abstract lingual mean which was treated in many theory frameworks. The contrastive analysis of two different languages such are Turkish and Albanian will enable us to see more clearly all the fact about these systems, by detecting the similarities and differences between. This paper deals with the description of declinations of two languages (Turkish and Albanian) on the semantic level. As corpus for the analysis we have used the novel "My name is Red/Benim Adım Kırmızı" by Orhan Pamuk and its Albanian translation 'Unë jam e kuqja' by Drita Ç.Turdiu. Our aim is to gain frequency information and quantification of similar and different uses of same suffixes, their syntactical functions and semantic roles of relations they establish with other entities. Our analysis will be based on Turkish.

Research paper thumbnail of Persian Epistemes in Naim Frashëri’s Albanian Poetry

Persian Literature as World Literature, 2021

Research paper thumbnail of تأثیر شاهنامه فردوسی بر ادبیات آلبانیایی.pdf

Research paper thumbnail of Përkujtohet Hasan Kaleshi

Në Prishtinë u mbajt konferenca shkencore " 40-vjetori i vdekjes së Hasan Kaleshit " Më datën 06 ... more Në Prishtinë u mbajt konferenca shkencore " 40-vjetori i vdekjes së Hasan Kaleshit " Më datën 06 tetor, 2016 në ambientet e Fakulteti të Filologjisë – Universiteti i Prishtinës u organizua konferenca shkencore-ndërkombëtare " 40-vjetori i vdekjes së Hasan Kaleshit " , në përkujtim të Hasan Kaleshit, orientalistit dhe historianit të shquar. Konferenca u organizua nga Dega e Orientalistikës së fakultetit të Filologjisë në UP, Instituti Junus Emre në Prishtinë dhe Qendra për kulturë në Ankara. Në hapje të saj, konferencën e përshëndetën dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, Mehmet Ülker, drejtori i Institutit Junus Emre në Prishtinë, Omer Kaleshi, vëlllai i të ndjerit Hasan Kaleshi dhe piktor i njohur me nam ndërkombëtar, Myrvete Badihuku-Pantina, pro-rektore e Universitetit të Prishtinës, Hysen Matoshi, drejtori i Institutit Albananologjik në Prishtinë dhe Isa Memishi, kryetari i Këshillit Organizativ i konferencës. Më pas, u mbajtën tri seanca shkencore me studiues nga rajoni dhe bota. Në seancën e parë të udhëhequr nga prof. dr. Feti Mehdiu ligjëroi Nathalie Clayer, historiane dhe studiuese e njohur për publikun shqiptar. Prof. Clayer diskutoi për temën " Shkrimet e Hasan Kaleshit për Sami Frashërin: Si të merremi me raportet shqiptaro-turke në fund të periudhes së Perandorisë Osmane " , ku pasi trajtoi shkrimet e Kaleshit për Samiun, kërkoi që ky i fundit të shihet duke pasur si epiqendër Perandorinë Osmane, e të mos studiohet ndaras si turk a shqiptar apo sipas shkrimeve të tij në gjuhën turke apo shqipe. Më pas vazhdoi Ylber Hysa, historian dhe studiues i Insitutit Albanologjik të Prishtinës, i cili aktualisht po kryen detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoni. Në kumtesën me titull " Hasan Kaleshi-një vlerësim postmortem nga vendi që e ka harruar " , z. Hysa deklaroi se " Hasan Kaleshi është nga ata historianë shqiptarë e ballkanik që nuk mund të vlerësohet me meritë pa një distancë kohore " , duke shtuar se ai në Prishtinë thuajse është harruar me qëllim e në Tiranë as që është bërë përpjekje të mbahët në mend ndonjëherë. Në vijim u prezentua kumtesa e Muhamed Mufakut nga ËISE Universiy i Jordanisë me titull " Vizioni i ri i Hasan Kaleshit për Orientalistikën ". Në prezantimin e tij, prof. Mufaku shprehu edhe mospajtimin që kishte Hasan Kaleshi me kolegët e tij orientalistë në Beograd rreth përmbajtjes dhe qëllimeve të studimeve orientale. Sipas prof. Mufakut, H. Kaleshi për dallim nga orientalistët beogradianë, Orientalistikën e dëshironte si disiplinë për studimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ballkanike e jo vetëm si një disiplinë shkencore që studionte kulturën orientale-islame si një kulturë e huaj dhe me qasje kolonialiste. Më pas, senaca vazhdoi me kumtesën e Irfan Morinës nga Univeristeti i Prishtinës me temë " Arsyet e ruajtjes së etnicitetit të popullit shqiptar sipas Hasan Kaleshit " në të cilën trajtoi idetë e Kaleshit në lidhje me rolinë e Perandorisë Osmane në ruajtjen dhe shtrirjen e popullit shqiptar në rajonin e Ballkanit. Kumtesa e fundit e kësaj seance qe ajo e Qani Mehmedit me titull " Hasan Kaleshi dhe Kosova politike dhe intelektuale e kohës së tij " , i cili shtroi disa opinione degraduese dhe joprofesionale të disa intelektualëve dhe shkencëtarëve kosovarë kundrejt Hasan Kaleshit.

Research paper thumbnail of AN ANALYZE ON THE ASSESSMENTS OF SHEMSEDDIN SAMI FRASHËRI ABOUT THE PERSIAN POETRY

Many literary works and writing of Shemseddin Sami show that he was an excellent connoisseur of P... more Many literary works and writing of Shemseddin Sami show that he was an excellent connoisseur of Persian literature and has given it a great space in his scientific and intellectual creativity. But, as a critic and a scientist, he couldn't forget also to assert his own assessments on this poetry. The first defect of this poetry according to Sami – is love, which according to human and nature rules cannot be addressed to women and this poetry doesn't speak about them, but is found in an unusual act. Such a defect was also found by later Iranian critics of the literature who stated that love of every Iranian poet is similar, and has the same features and characteristics. The second defect that Sami pointes out is the use of stereotypes like the rose, nightingale, vine, tavern etc, which according to him are excessive and unnecessary that influence in diminishing of the poetry. In this work I will attempt to analyze these two statements of Shemseddin Sami on the Persian poetry.

Research paper thumbnail of Antropologjia mistike e Rumiut

Si njëra ndër qeniet më të mistershme, njeriu përgjatë gjithë historisë detyroi studiuesit, filoz... more Si njëra ndër qeniet më të mistershme, njeriu përgjatë gjithë historisë detyroi studiuesit, filozofët e shkencëtarët të merren me te, ku secili prej tyre mëtoi të nxjerrë në dritë dimensione dhe aspekte të panjohura të tij. Pyetjet, çfarë është njeriu, çfarë lloj qenie është ai, çka e bënë të dallueshëm nga qeniet tjera, e shumë pyetje të ngjashme, krijuan rrethana dhe mundësi për qasje dhe vrojtime të ndryshme, veçanërisht hapën rrugë për një antroplogji teorike. Pyetjet e sipërpërmendura u trajtuan nga disipilina dhe metodologji të shumta dhe varësisht nga persepktiva e këtyre qasjeve dolën në pahë edhe drejtimet antropologjike, si antropologjia filozofike, fetare, mistike, shkencore, etj.. Kurse secila nga këto antrolopogji prekin një dimension të veçantë të qenies së njeriut si truri, shpirti, jeta, dëshirat, etj.. Kafshë racionale, kafshë politike dhe kafshë fetare janë disa prej konceptimeve që iu bënë njeriut varësisht nga prizmi i këtyre qasjesh, dhe kështu, historia e diskutimeve antropologjike përpos trajtesave epistemologjike rreth mundësisë së kuptimit të realitetit të njeriut, është përplot definimesh e diskursesh teorike rreth qenies së tij. Në këtë mes, antropologjia mistike që përshkon krijimtarinë e poetit dhe filozofit të mirënjohur pers, Mevlana Rumiut (1207 – 1273), njeriun e vrojton nga raporti i tij që ia delë të ndërtojë me Absoluten. Një konceptim i tillë për njeriun nuk e presupozon këtë të fundit si qenie esenciale dhe të reduktuar vetëm në botën a realitetin që e rrethon. Atë që antropologjia mistike e thotë për njeriun është e mbështetur në një lloj eksperience të veçantë nga qenia e njeriut dhe në një njohje apriori për të vërtetën dhe prejardhjen e tij, gjithnjë në ndërlidhje me imperativin trascendental. Bazuar në këtë eksperiencë të veçantë hyjnore të quajtur 'eksperiencë mistike', njeriu para se të ketë një natyrë apo esencë objektive, është një lloj i të qenurit apo një lloj i lidhjes me Absoluten, dhe atë mund ta definojmë vetëm nën dritën e kësaj qasjeje. Sipas një vrojtimi të tillë ndaj njeriut, në mendimin mistik krijohet mundësia e shfaqjes së Njeriut të Përkryer (Insan-i Kamil). Reynold Nicholson kur diskuton për Njeriun e Përkryer në traditën mistike, shkruan: " Çfarë synojnë mistikët kur diskutojnë për Njeriun e Përkryer, edhe pse një fshehtësi konceptuale në te është e vjetër sa dhe vet misticizimi. Si duket për herë të parë këtë koncept e hasim te Ibn Arabiu. Pyetjes mund t'i përgjigjemi në disa mënyra, por nëse duam një definicion më gjithpërfshirës, atëherë do të thoshim se Njeriu i Përkryer është ai njeriu i cili njëshmërinë esenciale të veten e ka tretur në Zotin, sipas ftyrës së të cilit është krijuar ". (Nicholson, 1921:77-78) Qasje të njëjtë për Njeriun e Përkryer e verejmë edhe te Rumiu, dhe pjesa dërmuese e mendimeve të tij rreth njeriut influencohet nga kjo pikëpamje. Por, prej ku fillon dhe si arrin Rumiu deri te koncepti i Njeriut të Përkryer? Që në fillim problematizohet ideja rreth realitetit të njeriut. Pra, kush është vërtetë njeriu? Është detyrë parësore e secilit mendimtar t'i përgjigjet kësaj pyetjeje fundamentale. Prandaj dhe Rumiu vë theks të veçantë mbi domosdoshmërinë e njohjes së vërtetësisë së qenies njeri.

Research paper thumbnail of Studimet e reja kur’anore dhe përkthimet e Kur’anit në gjuhën shqipe

Studimet e reja kur'anore dhe përkthimet e Kur'anit në gjuhën shqipe Studim komparativ i përkthim... more Studimet e reja kur'anore dhe përkthimet e Kur'anit në gjuhën shqipe Studim komparativ i përkthimeve të Kur'anit në shqip me përkthimin e Muhamed Asad'it Te shqiptarët, ashtu si te popujt tjerë myslimanë, Kur'ani – si kulturë orale apo si tekst-mund të konsiderohet si libri më i lexuar në krahasim me çdo vepër tjetër shkencore apo letrare. Kur'ani, gjithashtu është dhe libri për të cilin, shqiptarët më së shumëti u interesuan ta përkthenin dhe ta përfitonin në gjuhën e tyre. Studiuesit shqiptarë të Kur'anit të periudhës së para Luftës së II-të botërore – siç shohim në botimet e asaj kohe-ndiqnin nga afër studimet shkencore rreth Kur'anit në Evropë, madje qenë në atë pozitë sa të zhvillonin debate me orinetalistë, disa prej qëndrimeve të të cilëve i konsideronin të paqëndrushme. Rrethanat politike tashmë të ditura, nuk lejuan kontinuitetin e kësaj tradite studimore dhe kështu, studimet tona fetare asnjëherë më nuk arritën të zënë hapat e zhvillimeve të reja në fushat e Islamistikës. Arritjet e reja filozofike, lingustike dhe në teorinë letrare në botën perëndimore thelluan edhe më shumë labirintet e hermeneutikës së Librave të Shenjtë dhe si rezultat i kësaj, sot janë krijuar mundësi për lexime dhe kuptime bashkëkohore dhe univerzale të këtyre Librave, veçanërisht Kur'anit. Prandaj dhe, kur kemi parasysh faktin se Kur'ani është referenca kryesore që derivon bindjet dhe mendimet fetare të myslimanëve shqiptarë, studimet për te dhe përkthimet duhen të jenë të koordinuara me zhvillimet e reja shkencore, me qëllim që ata (myslimanët shqiptarë) të mund të bëhen pjesë e debateve shkencore dhe intelektuale. Pas diskutimeve teorike rreth metodave dhe qasjeve të reja në hulumtimet kur'anore dhe domosdoshmërinë përfshirjes së tyre në avancimet e studimeve dhe përkthimeve tona të Kur'anit, në këtë punim mëtoj të analizoj disa ajete të përkthyera në gjuhën shqipe dhe ata t'i krahasoj me përkthimin e Kur'anit nga Muhamed Asad, i cili aktualisht për arsye të ndryshme konsiderohet si njëri nga përkthimet më të pranuara në gjuhën angleze dhe atë turke. Si rezultat i këtij punimi do të shohim dallime esenciale midis përkthimeve të Kur'anit në gjuhën shqipe dhe atij të Muhamed Asadit, sidomos ajetet që kanë të bëjnë me bindje dhe mendime ontologjike dhe epistemologjike të myslimanëve. Metodologjia e ndjekur në këtë punim është përshkruese në pjesën teorike të tij dhe komparative në pjesën praktike. Fjalë kyçe: Shpallja (Vahj), Kur'ani, përkthimet shqip të Kur'anit, historicizmi, semantika, linguistika kognitive, studimet komparative, Muhamed Asad

Research paper thumbnail of Orientalistika dhe Letërsia Krahasimtare

Abstrakt Orientalistika është disiplinë e cila merret me studimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturë... more Abstrakt Orientalistika është disiplinë e cila merret me studimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës së popujve të orientit. Orientalistika në trevat shqiptare si objekt të saj kryesisht ka pasur studimin e gjuhëve, letërsive dhe kulturave të Lindjes islame, përkthimin nga gjuhët orientale (arabishtja, persishtja dhe turqishtja) në shqip të shkrimeve dhe arritjeve të dijetarëve lindorë dhe trashëgiminë tonë islame. Si kontribut i orientalistëve shqiptarë, sot në gjuhën shqipe kemi një numër të konsiderueshëm të veprave orientale, qofshin ato poezi, prozë apo të fushave tjera. Duke pasur parasysh formimin intelektual dhe shkencor të orientalistit shqiptar, i cili përveç fushës në të cilën është specializuar, është i pajisur edhe me dije e njohuri nga kultura shqiptare, atij i krijohen mundësi të gjurmojë edhe në fusha të ndryshme të studimeve krahasimtare, veçanërisht në Letërsinë Krahasimtare. Letërsia Krahasimtare studion lidhjet dhe raportet midis dy e më shumë letërsive, ndikimin e një letërsie në një letërsi tjetër, si dhe ngjashmëritë ose dallimet midis letërsive të ndryshme. Kështu dhe krijimtaria letrare e traditës islame shqiptare mund të krahasohet me letërsitë e orientit islam, varësisht prej cilës letërsie (arabe, perse apo turke) apo cilit poet lindor ka qenë i frymëzuar poeti shqiptar. Prandaj dhe në këtë punim, pa u zgjeruar shumë në analiza teorike të terminologjisë, do të pasqyrohet kontributi që mund të ofrojnë studimet orientale në studimet e Letërsisë Krahasimtare. Punimi do të ketë karakter prezentativ dhe analizues. Fjalë Kyçe: Orientalistika, Letërsia Krahasimtare, Letërsia e bejtexhinjve, Letërsitë e Lindjes

Research paper thumbnail of پیدایش و رواج ادبیات فارسی در آلبانی

Research paper thumbnail of Krijimtaria letrare perse në trevat shqiptare

Abstrakt Me ardhjen e Islamit në trojet tona, erdhën edhe kulturat e popujve myslimanë, të cilët ... more Abstrakt Me ardhjen e Islamit në trojet tona, erdhën edhe kulturat e popujve myslimanë, të cilët kishin dhënë kontribute të dukshme në qytetrimin islam. Në mesin e këtyre kulturave hasim edhe letërsinë perse, qielli i së cilës numëron yje të mëdhenj që me krijimtarinë e tyre ndriçuan shpirtrat dhe mendjet e njerëzimit. Tradita e krijimtarisë letrare perse u mirëprit edhe nga elitat e kulturës shqiptare të shekujve të mëparshëm, të cilët morën guximin të shkruajnë në gjuhën e Ferdusit, Hafizit, Saadiut, Mevlanës, etj.. Dëshmitë tregojnë se kanë jetuar disa poet të viseve tona që krijuan në gjuhën perse, në mesin e të cilëve është edhe poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri. Në këtë punim do të përpiqem që të prezantojë poetët shqiptarë që krijuan në gjuhën perse dhe të analizojë në pika të shkurtra krijimtarinë e tyre letrare. Punimi do të ketë karakter prezentativ dhe analitik. Fjalë Kyçe: Poetët shqiptarë, gjuha perse dhe letërsia perse.

Research paper thumbnail of Hermeneutika mistike islame në letërsinë shqipe të alamiados

Analizë dhe studim i konceptit të dashurisë në poezinë e Nezim Frakullës Hermeneutika mistike isl... more Analizë dhe studim i konceptit të dashurisë në poezinë e Nezim Frakullës Hermeneutika mistike islame qe përqafuar nga një pjesë e madhe e myslimanëve, veçanërisht në rajonet e banuara me shqiptarë. Kjo qasje filozofike gjithnjë ofroi alternativa në interpretimin dhe leximin e fenomeneve të ndryshme njerëzore, dhe si të tillë duhet konsideruar si njërën ndër shkollat e mendimit më human dhe universal. Në qendër të hermeneutikës mistike islame qëndron arketipi i dashurisë, nëpërmjet të cilit zbërthehen dhe interpretohen objekte fizike dhe metafizike. Prandaj, edhe një pjesë e shqiptarëve myslimanë nën ndikimin e hermeneutikës mistike islame krijuan letërsi artistike brenda kornizës stilistike dhe estetike të kësaj tradite filozofike-letrare. Kështu dhe, përmbajtja e kësaj letërsie përçon koncepte mistike islame për fenomene të ndryshme të jetës njerëzore. Në këtë traditë letrare-njëjtë si në poetikën orientale islame-arketipi i dashurisë zë një vend të veçantë. Bazuar në këtë hermeneutikë mistike islame, në këtë artikull synohet të analizohet arketipi i dashurisë në poezinë e poetit shqiptar që i përket kësaj shkolle letrare, Nezim Frakullës. Fjalë kyçe: Dashuri, hermeneutikë mistike islame, letërsi shqipe e alamiados, Nezim Frakulla

Research paper thumbnail of Naim Frashëri dhe kodi letrar persian

Abstrakt Kontaktet letrare mes popujve lindin dhe vazhdojnë të ruhen natyrshëm. Kultura shqiptare... more Abstrakt Kontaktet letrare mes popujve lindin dhe vazhdojnë të ruhen natyrshëm. Kultura shqiptare, si çdo kulturë tjetër, ka ditur çfarë të huazojë prej kulturave tjera dhe ka pasur çfarë t'u japë atyre. Në arealin e krijimtarisë letrare shqipe vërejmë huadhënie, ndikime, pikëtakime dhe kontakte me kulturat e letërsitë tjera botërore. Ndër to hasim dhe letërsinë perse, qielli i së cilës numëron yje të mëdhenj që me krijimtarinë e tyre u bënë pjesë e zhvillimit intelektual dhe spiritual në shumë vende të botës. Të të kaluarën, tradita e krijimtarisë letrare perse qe mirëpritur nga elitat e kulturës shqiptare, disa prej të cilëve madje morën guximin edhe të krijojnë në gjuhën e Ferdusit, Hafizit, Saadiut, Mevlanës, etj.. Faktet historike dëshmojnë se në viset shqiptare kanë jetuar disa poetë që krijuan në gjuhën perse, në mesin e të cilëve është dhe poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri. Ai përpos që krijoi në persisht, gjithashtu në poezinë e tij shqipe shfrytëzoi e përpunoi edhe motive e subjekte nga kodi letrar pers, veçanërisht nga Mevlana Xhelaludin Rumiu. Në këtë punim do të përpiqem të analizoj konceptin e Njëshmërisë së Qenies (Vahdet-i Vuxhud)-koncept mjaft i përdorur nga Mevlana-në poezinë e Naimit. Duhet theksuar se deri më tani ka pasur disa tentativa të analizimit të ndikimeve letrare perse te Naim Farshëri, por studiuesit që kanë trajtuar këtë problematikë nuk kanë pasur mundësi të njohin në origjinal poetikën orientale-islame, apo thënë ndryshe kanë pasur njohuri sipërfaqësore edhe atë nga ndonjë përkthim i kësaj letërsie. Për atë dhe mendoj se akoma shumë pak është thënë për gjurmët e filozofisë e poetikës orientale, veçanërisht asaj perse në krijimtarinë e Naim Frashërit. Fjalë Kyçe: Naim Frashëri, Mevlana Rumiu, Njëshmëria e Qenies, panteizmi, poezia perse

Research paper thumbnail of MBI GRAMATIKËN E PERSISHTES TË NAIM FRASHËRIT

Naim Frashëri ishte njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës perse. Ai arriti të krijojë në këtë gjuhë dhe ... more Naim Frashëri ishte njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës perse. Ai arriti të krijojë në këtë gjuhë dhe si trashëgim na ka lënë Divanin ‘Tahajjulat’ (Ëndërrime). Gjatë qëndrimit në Stamboll, Naim Frashëri pos që punoi në administratën e Portës së Lartë, ishte edhe mësues i gjuhës perse. Ai u njoh nga afër me sistemin e mësimit të persishtes nëpër shkollat e atëhershme dhe vërejti mangësitë dhe të metat e këtij sistemi. Prandaj ai e pa të nevojshme të shkruajë një gramatikë mbi gjuhën perse duke u bazuar në metodologjinë moderne të mësimit të gjuhëve. Naimi gramatikën e tij e emëroi ‘Kavaid-i Farsije ber Tarze Novin’ (Rregullat e persishtes sipas metodës së re). Gramatika është e ndarë në dy pjesë; pjesa e parë përbëhet nga të dhënat për rregullat gramatikore të persishtes, kurse në pjesën e dytë zënë vend katër ushtrime në formë dialogu. Naimi këtë gramatikë e ka shkruar në gjuhën osmane, ndërsa shembujt dhe ushtrimet janë në gjuhën perse dhe osmane. Në këtë artikull do të mundohem të përshkruaj dhe analizoj këtë gramatikë të poetit tonë kombëtar. Në fillim do të analizoj rregullat gramatikore të persishtes që janë sjellë në këtë vepër dhe pastaj do t’i krahasoj me rregullat gramatikore të kësaj gjuhe. Më pas do të flas për pjesën e dytë të gramatikës.

Research paper thumbnail of Filozofia Islame, nevojë për kulturën e mendimit shqiptar

Metaphysics and Morals. A Journal on Philosophy and Science. Tirana/Albania, Mar 13, 2012

Filozofia ndoshta është një nga termat më të diskutueshëm në mesin e dijetarëve të të gjitha kult... more Filozofia ndoshta është një nga termat më të diskutueshëm në mesin e dijetarëve të të gjitha kulturave dhe civilizimeve të botës. Aq sa ka patur dashamirës dhe ithtarë të flaktë për filozofinë, po aq kanë ekzistuar edhe armiqtë e rreptë të saj. Diskurset pro&contra për filozofinë qenë të nxehta edhe në historinë e kulturës dhe civilizimit islam.
Brenda këtyre diskurseve qenë përfshirë debatet mbi prejardhjen e filozofisë islame, efektet dhe gjurmët e filozofisë antike greke në filozofinë islame, liria dhe kufizimet e filozofit musliman në mendimet e tij, pozita e filozofisë në fenë islame, dallimet midis filozofisë islame dhe teologjisë islame (kelamit), e shumë e shumë debate tjera. Filozofia islame nënkupton gërshetimin e mësimeve filozofike me mësimet e fesë e jo drejtimin e diskurseve filozofike nga feja. Në kulturën islame filozofia nuk është e ndarë nga feja, ashtu si në botën moderne perëndimore ku shkenca u nda nga teologjia dhe rezultoi me dualizmin e fesë dhe shkencës. Këtu kemi një dallim rrënjësor në mes filozofisë perëndimore pas Kantit, të cilën Henry Corbin (1903 – 1978) e quan 'laicizëm të metafizikës' dhe filozofisë islame. Alfred North Whitehead thotë se ndarja nga njëra tjetra e shkencës, religjionit dhe filozofisë ishte si sëmundja e sklerozës që paraqitet kryesisht në pleqëri. Andaj filozofi musliman është ai që hulumton çdo gjë në ekzistencë, qoftë ajo fizike apo metafizike pa përjashtuar arsyen dhe intuitën. Në kulturën e të menduarit islam nuk ekziston ndarje mes shkencës dhe fesë, metafizikës dhe fizikës. Filozofia islame në vete përmban mesazhe jetësore dhe adekuate për njeriun e sotëm, si zgjidhjen e konfliktit midis logjikës dhe besimit dhe gjithashtu ajo i qaset njëjtë si kërkesave mendore, ashtu edhe kërkesave emocionale të njeriut.

Research paper thumbnail of Letërsia mistike islame dhe Mevlana Rumiu

"URA" magazine, Autumn/Winter 2009, No. 1 (3), Dec 18, 2009

Misticizmi është njëri ndër manifestimet më madhështore të mendimit dhe prirjes dhe gjithashtu ës... more Misticizmi është njëri ndër manifestimet më madhështore të mendimit dhe prirjes dhe gjithashtu është përsosje e të menduarit dhe perceptuarit njerëzor. Në literaturën islame nuk ka ujdi lidhur me domethënien e fjalës sufi dhe, në përgjithësi, autorët nuk janë në një mendje as për ligjshmërinë e saj në Islam. Ata që e përdorin këtë fjalë në kuptimin pozitiv, e lidhin me një diapazon të gjerë idesh dhe konceptesh që kishin të bënin me arritjen e përsosjes njerëzore duke ndjekur modelin e Muhamedit a.s., kurse ata që e përdornin në kuptimin negativ, e shoqëronin me shtrembërimet e ndryshme të mësimeve islame. Shumica e autorëve myslimanë, që e kanë përmendur këtë fjalë, kanë marrë pozicione më të nuancuara, pa e pranuar me gjithë zemër dhe pa e anatemuar. Në të shumtën e rasteve janë ngatërruar termet misticizëm (irfan) dhe sufizëm (tesavuf). Në terminologjinë islame sufizëm (tesavuf) ka kuptimin e rrugës apo metodës që ndiqet për t’iu afruar sa më shumë Zotit, e kjo metodë zbatohet me anë të largimit nga dëshirat dhe lakmitë e epshit dhe duke u mbështetur në parimet legjislacionit (sheriatit) të fesë islame. Kurse misticizmi (irfan) është një shkollë mendore-filozofike, e cila ka për qëllim njohjen e Zotit, të vërtetat, problemet dhe sekretet e kësaj bote, por në këtë rast jo me anë të logjikës dhe të menduarit, por me anë të perceptimit, iluminimit dhe zbulimit spiritual. Ibni Sina (Avicena) në veprën e tij Isharat në lidhje me mistikun, sufiun dhe asketin shkruan: “Personi që braktisë pasurinë e kësaj bote dhe dëshirat e epshit quhet asket, ai që tregohet i kujdesshëm në lutje dhe devotshmëri ndaj Zotit quhet sufi, kurse individi i cili mendon në Shenjtërinë e të Plotfuqishmit, e percepton atë dhe në brendësinë e tij lindë drita e së vërtetës, ai është mistik, madje në disa raste kemi edhe përzierjen e këtyre treve”. Sipas Ibni Sinasë, mistiku në vete përmban edhe asketin edhe sufiun, dhe ky është një emërim më i përgjithshëm, për atë dhe në vazhdim do të përdoren termet mistik dhe misticizëm.

Research paper thumbnail of Kontributet shkencore-kulturore të orientalistëve

Kontributet shkencore të orientalistëve, objektiviteti, cilësia dhe qëllimet e studimeve të tyre,... more Kontributet shkencore të orientalistëve, objektiviteti, cilësia dhe qëllimet e studimeve të tyre, ka kohë që janë bërë objekt të shumë diskutimeve dhe polemikave nëpër vende të ndryshme të botës, veçanërisht në ato islame. Diskutimet e tilla në botën islame i përshkon kryesisht një frymë pezhorative dhe pesimiste kundrejt rezultateve shkencore dhe kulturore të studiuesve jo-myslimanë të Orientit (të cilët nuk qenë vetëm nga Perëndimi), e që njihen si orientalistë. Tashmë dihet se ekzistojnë metodologji të ndryshme shkencore, nëpërmjet të cilave, studiuesit trajtojnë probleme e fenomene të ndryshme, siç janë metodologjia fenomenologjike ose ajo historiciste. Për atë dhe, kur gjykojmë për rezultatet shkencore – kulturore të orientalistëve, duhet të kemi parasysh gjithashtu edhe metodologjitë apo shkollat e tyre filozofike, që për mendimin tim, ato janë indikacionet bazike të rezultateve në fusha e tyre studiuese. Ndërsa, shumica e këtyre polemistëve, duke mos i marrë parasysh fare metodologjitë shkencore e filozofike të këtyre orientalistëve, të gjithë këta të fundit i vlerësojnë me kritere të njëjta, të cilat më shumë janë politike, sesa shkencore. Por në mesin e këtyre studiuesve dhe polemistëve, një njohës kompetent i veprimtarisë shkencore të orientalistëve dhe madje mik i disa prej tyre, qe filozofi dhe studiuesi i mirënjohur egjiptian, Abdurrahman Bedevi. Një oksidentalist i vyeshëm, sidomos i filozofisë ekzistencialiste, Abdurrahman Bedevi njihet edhe si studiues serioz i filozofisë islame dhe tesavufit dhe profesor në universitetet më kredibile të disa shteteve të Lindjes së Mesme. Njëra nga shumë veprat e tij është dhe Leksikoni i Orientalistëve, i cili në gjuhën shqipe erdhi dhe u pasurua me të dhëna dhe informacione nga prof. Isa Memishi, pedagog i gjuhës arabe në Universitetin e Prishtinës. 'Leksikoni i Orientalistëve' është një vepër prej 400 faqesh ku zënë vend emrat e orientalistëve të cilët kanë dhënë kontribute të vlefshme në fusha të ndryshme të studimeve orientale. Me këtë vepër, Abdurrahman Bedevi si duket ka dashur t'i tregojë bashkombasave të tij në lidhje me arritjet shkencore – kulturore të studiuesve perëndimorë të Orientit dhe kështu t'ia bëjë me dije se rezultatet e tyre janë të shumta dhe të larmishme dhe ato nuk duhen të konsiderohen vetëm si material që kanë shërbyer për shtrirjen e kolonailizmit në Lindje. Gjatë leximit të kësaj vepre vërejmë edhe qëndrime kritike të Bedevi kundrejt disa orientalistëve, të cilat i shprehë pa ngurrimin më të vogël, dëshmi kjo që spikatë seriozitetin dhe përgatitjen shkencore të autorit, gjë që vetëm sa e ngritë cilësinë e kësaj vepre. Në fillim të librit lexojmë një hyrje të prof. Memishit ku flet për rëndësinë e veprës, përmbatjen e saj, sfidat që ka hasur gjatë përkthimit si dhe në fund tregon për plotësimet dhe shpjegimet që ia ka bërë kësaj vepre. Më pastaj lexojmë për jetën dhe veprën e Abdurrahman Bedevi'ut, ku mësojmë se ai përveç se një njohës i kulturës perëndimore dhe asaj islame, qe edhe filozof në kuptimin e plotë të fjalës. Gjithashtu lexojmë se Bedevi ka arritur të botojë 150 vepra në gjuhët arabe, angleze, frënge, spanjolle dhe gjermane. Nuk duhet lënë pa përmendur se këtu është bërë një lëshim teknik, pra nuk është shkruar emri i Isa Memishit si autor i Hyrjes dhe njësisë ku flitet për jetën dhe veprën e Bedevi.

Research paper thumbnail of Poezia e Sheh Maliqit

Këtyre viteve, letërsia shqipe me alfabet arab ose siç quhet ndryshe Letërsia e Alamiados ka fill... more Këtyre viteve, letërsia shqipe me alfabet arab ose siç quhet ndryshe Letërsia e Alamiados ka filluar të nxirret nga arkivat e pluhurosura dhe të arrijë në duart e lexuesit shqiptar. Falë studiuesve të shkencave orientale, lexuesi sot ka mundësi të lexojë të plotë Divanin e Nezim Beratit, dhe tash e tutje edhe të Sheh Maliqit nga Rahoveci i Kosovës. Botimi i këtyre përmbledhjeve poetike vazhdon të pasurojë letërsinë shqipe, veçanërisht traditën letrare orientale, e cila akoma kërkon hulumtime dhe kërkime shkencore si në rrafshin teknik, të transkriptimit dhe botimit, ashtu edhe në rrafshin e trajtimit poetik dhe filozofik. Vepra 'Sheh Maliqi dhe Divani i tij shqip' për botim është përgatitur nga MA. Jahja Hondozi, orientalist dhe mësimdhënës i gjuhës arabe në Universitetin 'Hasan Prishtina' në Prishtinë, njëherësh kandidat për titullin e doktoraturës. Duhet përmendur se ky studim kritik që iu është bërë Divanit të Sheh Maliqit, ka qenë punim magjistrature i studiuesit në fjalë. Jahja Hondozi gjatë përgatitjes së këtij Divani, nuk është mjaftuar vetëm me transkriptimin dhe studimin linguistik të tij, por ka sjellë gjithashtu informacione të gjera rreth vokabularit mistik të përdorur nga Shejh Maliqi, një misticizëm i nivelit të lartë për atë kohë. Në hyrje të veprës 'Sheh Maliqi…', hasim vlerësimin dhe mendimin rreth kësaj vepre të profesorit tashmë të ndjerë Mehdi Polisit, i cili e çmon lartë studimin e J. Hondozit dhe shprehë mendimin se botimi i kësaj vepre plotëson literaturën shqipe dhe ndihmon studimet e mëtejme të albanologjisë dhe më gjerë. Më pas, pas parathënies në të cilën studiuesi Hondozi njofton për motivin, metodologjinë shkencore dhe dimensionet e trajtimit të këtij Divani, lexojmë për jetën dhe veprën e Sheh Hilmi Maliqit, autorit të kësaj vepre. Megjithëse titulli i librit krijon pritshmëri të mëdha te lexuesi se do të lexojë më tepër rreth jetës së Sheh Maliqit, por në fakt për te nuk është shkruar më shumë se dy faqe (Duke pasur parasysh rrethanat kulturore dhe politike të Kosovës në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, duhet të ketë qenë mjaft vështirë mbledhja e informacioneve për jetën e Sheh Maliqit (1865-1928), mbase titulli i veprës mund të ishte ndryshe). Ndërsa në vazhdim, studiuesi na njofton edhe me tri veprat autoriale të Sheh Maliqit të shkruara në gjuhën shqipe, siç janë: