Hebrenjtë nuk u shpëtuan në Kosovë -Divizioni "Skanderbeg" deportoi rreth 530 hebrenj në kampet e përqëndrimit (original) (raw)
Më 23 gusht 2023, në Prishtinë është inaguruar një mur që quhet "Muri i nderit-Wall of honor", në të cilin shkruhet në shqip dhe anglisht "Shpëtimtarët e hebrenjve në Kosovë-Rescuers of Jews in Kosova" dhe ku janë vendosur 23 emra e atyre që shpëtuan hebrenjtë. Në inaugurimin e këtij muri ishin të ftuar dhe morën pjesë aktivistë nga jeta politike e Kosovës e më gjërë sikurse kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, kryebashkiaku i Prishtinës z. Përparim Rama, z. Joseph Dioguardi etj,. Sipas mediave, projektin e kishte financuar qeveria e Kosovës. Deri më tani nuk kam hasur në ndonjë shkrim/diskutim konstruktiv lidhur me këtë temë. Por pyetja ime është se çfarë kriteresh apo kushtesh ishin renduar e paraparë për vendosjen e listës emrërore në këtë mur? Më 2017 "Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiparëve" në Shkup ka publikuar librin në të cilin shkruhet mjaft për shpëtimin e hebrenjëve, libër ky i botuar në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht dhe mban titullin: "Rrugëtimi-Патешествие-Journey", me autorët Skender Asani & Albert Ramaj. Sipas dijenisë time, këtë libër e kanë pasur në dorë ata që kanë listuar emrat përkatës që do të vendoseshin në këtë mur të vendosur në Prishtinë. Ndër të tjera, në këtë libër gjendet edhe interevista e hebreut Shaul Gattenyo, i cili ende jeton në Izrael dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte strehuar në fshatin Letnicë, komuna e Vitisë në Kosovë dhe ende nuk kam dëgjuar se Letnica apo Vitia është shkëputur nga kufijtë territorialë të Kosovës, pra emrat që shpëtuan Shaul Gettenyo duhet të ishin shënuar në këtë mur. Me nismën time private, në vitin 2018, Gattenyo vizitoi herën e fundit Kosovën dhe natyrisht edhe vendstrehimin e vet shpëtimtar Letnicën. Të njëjtin vit iu bë një dokumentar nga Radio-Televizioni i Kosovës (RTK), i cili kishte udhëtuar enkas në Izrael për realizimin e dokumentarit në fjalë. Përsëris sërish se ironikisht asnjë emër nga ata që i shpëtuan jetën Shaul Gettenyo-s në Letnicë nuk janë në listuar e vendisur në këtë mur. Këtu kemi të drejtë besoj t'u rikthehemi sërish kriterve të ndjekura për përpilimin e kësaj liste emërore si dekor mirënjohje e miradije me vlerë përtejnacionale. Ajo që më shqetëson është fakti se dokumentet autentike që dëshmojnë shpëtimin e hebrenjve në Kosovë ruhen në Muzeun e Holocaust-it në Jerusalem "Yad Vashem". Këtu dëshiroj të ceki konkretisht Letnicën dhe Janjevën, sepse janë pikërisht këto dy vende të cilat i njoh shumë mirë sa i përket kësaj teme të cilën po e trajtojmë në këtë shkrim. Këto dokumente janë anashkaluar tërësisht me vetëdije nga politika e atyre që vendosën për publikimin e emrat në këtë mur. Ndërkohë prej asaj kohe nuk jam ndalur në sqarimin e kësaj çëshjteje delikate dhe për rrjedhojë kërkimi im ka marrë formën e një studimi të mirfilltë lidhur shpëtimin e hebrenjve në famullitë katolike Letnicë, Janjevë e më gjërë dhe rolin e Kishës Katolike në Kosovë, duke bërë bashkë materiale të reja dhe në shumë raste tërësisht të panjohura deri më tani. Studimi në fjalë që pritët të botohet si libër më vete përfshin edhe intervistat që i kam marrë "de visu" Shaul Gattenyo, kështu që kjo temë për mua është e njohur. Në dëshminë/dokumet të Zora Pičulin më 3. 8. 1975 që ruhet në Vad Yashem, shkruhet kështu: "Neve na shoqëroi motra Romana, e cila ishte në shtëpi dhe punonte në kopsht e kështu arritëm në fshatin Letnicë. Kur arritëm atje, gjetëm një djalë 11 vjeç të vetmuar, të cilin po ashtu e kishin shpëtuar murgeshat. E thërrisnin me emrin Jožko, kurse emri i tij i vërtetë ishte Beniamin. Ai qante aq shume për nënën e vet sa nuk ngushëllohej dot."... pastaj vazhdon më tej dokumenti: "Meqenëse tashmë kam folur për Beniaminin, aty ishte edhe një vajzë tjetër, 14 vjeçare e që quhej Erika. Kam një fotografi të saj. Ishim bashkë në Shkup tek