AKADEMIA E SHKENCAVE E REPUBUKES TE SHQIPERISE (original) (raw)
Related papers
Vlerësimi I Punës Shkencore Dhe I Revistave Shkencore
Puna shkencore hulumtuese është veprimtari që ka për qëllim arritjen e rezultateve të caktuara shkencore Meqë arritjet shkencore dallojnë si në pikëpamje të cilësisë, po ashtu edhe të relevancës, është më rëndësi që ato të vlerësohen. Në gjithë këtë problematikë, vlerësimi i punës shkencore (kompetencës shkencore) është një segment i rëndësishëm dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në përcjelljen, marrjen dhe krahasimin e arritjeve shkencore me rrjedhat e reja zhvillimore në botë. Vlerësimi i aktivitetit shkencor (kualitativ dhe kuantitativ) duhet të jetë i matshëm dhe të ketë bazën përkatëse ligjore të rregulluar Në punim është analizuar gjendja e punës shkencore në Kosovë dhe është dhënë një vështrim kritik i qasjes ndaj vlerësimit të saj dhe të trajtimit të punës shkencore në përgjithësi. Puna shkencore në vendin tonë kërkon reforma rrënjësore, krijimin e një rrjeti
Nga recesioni i dyfishte ne reforma te pershpejtuara
2012
Ky raport nxirret dy herë në vit nga një ekip me ekonomistë të Departamentit të Uljes së Varfërisë dhe Menaxhimit Ekonomik të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore (ECA PREM). Ky dhe raportet e mëparshme mund të gjenden në faqen e internetit www.worldbank.org/eca/seerer. Ekipi i autorëve drejtohet nga Zeljko Bogetic (zbogetic@worldbank.org) dhe përfshin anëtarët e mëposhtëm me detyra tematike: Dilek Aykut (zhvillimet globale dhe perspektiva), Alexandru Cojocaru (shënim i veçantë tematik për çmimet e ushqimeve); Damir Ćosić (sektori financiar; Bosnje dhe Hercegovinë); Simon Davies (fiskale dhe borxhi), Mike Edwards (sektori financiar); Agim Demukaj (Kosovë); Borko Handjiski (tregjet e punës, Bosnja dhe Hercegovina); Caterina Ruggeri Laderchi (shënim i veçantë tematik për çmimet e ushqimeve) ; Erjon Luçi (menaxher i bazës së të dhënave të EJL6, Shqipëri), Sanja Madzarević-Sujster (reformat strukturore të EJL6, Mali të Zi), Lazar Sestović (ekonomia reale, Serbi); Bojan Shimbov (privatizimi, të bërit biznes, IRJ e Maqedonisë) dhe Kenneth Simler (çështje speciale për çmimet e ushqimit). Carolina Sanchez-Paramo dhe Indhira Vanessa Santos kontribuan në seksionin mbi tregjet e punës. Havier Suarez kontribuoi në kutinë mbi mësimet e privatizimeve. Shpërndarja e raportit si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe me median u realizuan nga një ekip i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë që përshin
Idetë e Jashar Rexhepagiqit për demokratizimin e arsimit në Kosovë
Optime, 2021
Jashar Rexhepagiq mbetet një ndër pedagogët e shquar të Kosovës me përkushtim gjysëmshekullor. Edhe tani kur veprimtaria virtuale e ka shndërruar shoqërinë kosovare në një shkollë të madhe të një shoqërie që mëson, idetë pedagogjike të Rexhepagiqit tingëllojnë aktuale. Rexhepagiq la pas një pasuri të vyer në fushën e pedagogjisë. Ai mbetet një edukator i madh idealist që projektoi veten në të ardhmen. Demokracia autentike, konkrete dhe praktike në arsim, nuk konsiderohen fjalë boshe, por ide, që janë të realizueshme, reale dhe ardhshmëri e bashkësive tona shoqërore. Arsimi i përhershëm së bashku me arsimin integrale demokratik do ta shndërrojë edukimin formal në shkollë moderne në të cilin të mësuarit bëhet proces komunikues ku dominon ideja e lirisë, pluralizmi, toleranca dhe individualiteti i nxënësve. Rexhepagiq e vlerëson demokratizimin e arsimit si një mjet të fuqishëm kundër burokratizmit dhe diskriminimit në arsim, si dhe kundër botëkuptimit mbi arsimin autoritar, ide që e bë...
Rhetorik und Kommunikation in der albanischen Politik
2009
Diese Masterarbeit behandelt die Verknupfungen zwischen Rhetorik und Kommunikation in der albanischen Politik. Sie hat zum Ziel, deren entscheidende Rolle zu demonstrieren, indem die Muster dieses Prozesses in der postkommunistischen Gesellschaft analysiert werden. Unter Verwendung von Methoden der Kommunikationsforschung bietet die Arbeit eine theoriebasierte Analyse der Kommunikationsverhaltnisse in Albanien mit Schwerpunkt auf der Rolle der Medien und ihrer Funktionen im Kommunikationsprozess; dies wurde verflochten mit empirisch-anthropologischer Forschung, wie Interviews mit einer Reihe von albanischen Politikern und Abgeordneten des albanischen Parlaments. Durch die Analyse der Auswirkungen von Kommunikationselementen, wie Sprache, Glaube und die Anwendung von diversen Kommunikationstypen auf die Art und Weise, wie Politiker ihre Positionen in Bezug zur Offentlichkeit festlegen, mochte ich herauskristallisieren, inwieweit diese Kommunikation fur die albanische Politik reprasen...
Banka Qendrore e Kosovës Dhe Politikat Monetare
2019
Këto viteve të fundit, Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshime të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore që kanë ndikuar thuajse në të gjithë aspektet e jetës në Kosovë, përfshirë këtu edhe rezultatet e shërbimeve bankare. Pavarësisht nga njëfarë përparimi që është bërë gjatë viteve të fundit, gjendja e sistemit bankar në Kosovë mbetet nën atë të shumicës së vendeve të tjera të rajonit. Për më tepër, vitet e tranzicionit kanë çuar në ndryshime të theksuara të mënyrës së jetesës dhe përmirësimit të gjendjes financiare të popullsisë së Kosovës. 10) A mendoni në të ardhmen që do të ketë një rritje të zhvillimit ekonomik ? a) Po ☐ b) Jo ☐ c) Nuk e di ☐ Faleminderit shumë për kohën tuaj!.
Politika si burim i domosdoshëm i normatives.
Balkan Journal of Interdisciplinary Research, 2017
Një nga dukuritë shënjuese të shekullit të XX, rezulton të jetë venitja e qasjeve normative ndaj qeverisjes, politikes dhe politikës në favor të atyre materialiste, utilitariste, apo dhe formalo- burokratike. Duket se qeverisja-politika në këtë shekull luhatej ndërmjet një materializmi determinist të tipit marksist dhe utilitarizmit individualist të tipit ekonomiko-liberal. Politika u kthye në shkencore, duke u shndërruar në një shtojcë të historisë apo ekonomisë. Përballë saj “qenia politike” e gjeti veten të transformuar në një pjesëz e mekanizmit të stërmadh të histories. Ajo u zvogëlua me shpejtësi marramendëse për sa kohë botëkuptimet mbi “të mirën” apo vlerat për ta arritur të atë, ishin kthyer në tej-politike. “Vlerat” dhe “e mira” nuk ishin më atribut i politikës sepse diskutimi rreth tyre i takonte privates së njeriut, në varianti liberal, ose ishin të përcaktuar shkencërisht në variantin marksist. Kjo qenie politike ishte e detyruar të strukej tek privatja pa pasur mundësi shkëmbimi dialektik me ambientin politik ku gjallonte. Kjo i pamundësonte asaj raportin dinamik midis vetes dhe shoqërisë, gjë që përbën vetë esencën e saj përkufizuese. Njeriu u kthye në një qytetar me aftësi të kufizuara për shkak të zhveshjes ngaaspekti normativ-vleror i politikës dhe qeverisjes. Kjo pati pasoja të pashmangshme në aftësinë etij për t’i bërë ballë strukturave të pushtetit dhe ideologjive politike mbizotëruese të kohës. Kështu, rezulton e nevojshme një qasje normativo-vlerore e politikës dhe qeverisjes, si hapësirë tensioni midis qytetarit si qenie politike dhe vetë veprimtarisë qeverisëse. Kjo do të mundësonte jo vetëm ndërtimin e qytetarit si raport midis individit dhe publikes, por dhe ndërtimin e njëveprimtarie qeverisëse si raport i të mirës së përgjithshme me individin.