Pishtarja e Ndershmerise MERJEMJA sipas Bibles dhe Kuranit Famelarte (Tr: Kur'an-ı Kerim ve Kutsal Kitaba Göre Ahlakın Parlayan Örneği Hz. MERYEM) (original) (raw)

Problematika të përqasjes materialiste së ligjit: Trajektorja e "së drejtës" në Shqiperinë e Diktaturës së Proletariatit.

Tema që po rrekemi të trajtojmë përfshihet në "domeinin" e Filozofisë të së Drejtës. Kjo fushë mund të konsiderohet jo fort e rrahur në literaturën profesionale shqiptare. Problematikat e saj janë lënë në hije jo vetëm përgjatë periudhës së diktaturës së proletariatit, por dhe në dy dekadat e fundit. Shqetësimi kryesor i hulumtimit të mëposhtëm është përballja e dy qasjeve të ndryshme të filozofisë të së drejtës, asaj materialiste dhe asaj formaliste. Këto dy qasje kanë qenë në përballje midis tyre përgjatë shekullit të kaluar dhe përbëjnë një nga skenat më të gjalla të një konflikti sa filozofik ashtu dhe politik. Objekti specifik i këtij punimi është trajektorja që ka marrë legjislacioni shqiptar në periudhën e diktaturës së proletariatit. Planet teorike që përshkojnë punimin janë tre. Dy prej të cilëve bëjnë pjesë në traditën marksiste-materialiste të ligjit dhe i treti është ai i normativizmit ligjor së Hans Kelsenit, të cilin me kujdesin e duhur po e quajmë formalizëm ligjor. Pohimet bazë që e përshkruajnë këtë punim, janë tre. Së pari që materializmi ligjor fillestar i përfaqësuar nga Pashukanisi, i cili kishte karakter të fortë marksist u zëvendësua nga një formë më realiste e marksizmit ligjor, si ajo e Vishinskit. Së dyti, ky zëvendësim e solli shtetin e diktaturës së proletariatit më afër me shtetet klasike, ku u zhvilluan sistemet ligjore moderne. Së treti, formalizmi ligjor është çelës leximi më i përshtatshëm i realiteteve institucionale si ato që krijohen rëndom kur pushteti është konsoliduar apo ka iluzionin e të qenit të tillë, madje dhe kur këto realitete janë të veshura nga një filozofi apo ideologji materialiste. Për shkak se ky hulumtim nuk ka për qëllim të jetë një udhëtim historiko-sociologjik në Shqipërinë e periudhës “komuniste”, qendra e rëndesës së tij janë realitetet institucionale dhe ideore të kohës. Edhe pse kjo mund të duket një mungesë e qëllimtë e punimit, mendojmë se kjo mungesë është e justifikuar për sa kohë teza e punimit, dhe konkluzioni i saj tregon realitete institucionale që arrijnë një vetëmjaftueshmëri shpjeguese. Rezulton se këto realitete mund t’i flasin vetes me gjuhën e vetes pa ndihmën thelbësore të realiteteve sociale më të gjera pavarësisht se pavarësia dhe shkëputja që institucionet krijojnë nga ambienti social mund të sjellë probleme në funksionimin e tyre në kohë. Kështu narracioni i punimit formësohet në vazhdimësi si një justifikim për zgjedhjen e qendrës së rëndesës dhe koherencën e saj përfundimtare, të pretenduar, si dhe një përgjigje ndaj vetë fokusimit në këto realitete formale.

Ndryshimet Kushtetuese dhe elementet e konstitucionalizmit demokratik Constitution amendments and the democratic elements of Constitutionalism

Revista Avokatia nr 39 2021, 2021

This paper addresses some elements of the process of amending the Constitution. The Constitution itself has provided a special procedure for constitutional amendments and if we look at the history of all the changes that our Constitution has undergone during these almost 24 years of its life, this procedure has failed to guarantee its stoutness. There are always ideological objections to constitutional amendments, compared to other legislative changes to ordinary legislation. This paper brings the argument that despite various important starting points we must be careful when seeking constitutional changes. A constitution that does protect itself from incoherent changes, based on the supremacy of constitutional judicial interpretation by the Constitutional Court, is in particular tension with the components of democratic constitutionalism.

Politika si burim i domosdoshëm i normatives.

Balkan Journal of Interdisciplinary Research, 2017

Një nga dukuritë shënjuese të shekullit të XX, rezulton të jetë venitja e qasjeve normative ndaj qeverisjes, politikes dhe politikës në favor të atyre materialiste, utilitariste, apo dhe formalo- burokratike. Duket se qeverisja-politika në këtë shekull luhatej ndërmjet një materializmi determinist të tipit marksist dhe utilitarizmit individualist të tipit ekonomiko-liberal. Politika u kthye në shkencore, duke u shndërruar në një shtojcë të historisë apo ekonomisë. Përballë saj “qenia politike” e gjeti veten të transformuar në një pjesëz e mekanizmit të stërmadh të histories. Ajo u zvogëlua me shpejtësi marramendëse për sa kohë botëkuptimet mbi “të mirën” apo vlerat për ta arritur të atë, ishin kthyer në tej-politike. “Vlerat” dhe “e mira” nuk ishin më atribut i politikës sepse diskutimi rreth tyre i takonte privates së njeriut, në varianti liberal, ose ishin të përcaktuar shkencërisht në variantin marksist. Kjo qenie politike ishte e detyruar të strukej tek privatja pa pasur mundësi shkëmbimi dialektik me ambientin politik ku gjallonte. Kjo i pamundësonte asaj raportin dinamik midis vetes dhe shoqërisë, gjë që përbën vetë esencën e saj përkufizuese. Njeriu u kthye në një qytetar me aftësi të kufizuara për shkak të zhveshjes ngaaspekti normativ-vleror i politikës dhe qeverisjes. Kjo pati pasoja të pashmangshme në aftësinë etij për t’i bërë ballë strukturave të pushtetit dhe ideologjive politike mbizotëruese të kohës. Kështu, rezulton e nevojshme një qasje normativo-vlerore e politikës dhe qeverisjes, si hapësirë tensioni midis qytetarit si qenie politike dhe vetë veprimtarisë qeverisëse. Kjo do të mundësonte jo vetëm ndërtimin e qytetarit si raport midis individit dhe publikes, por dhe ndërtimin e njëveprimtarie qeverisëse si raport i të mirës së përgjithshme me individin.