Fjalorthi terminologjik i OGC-së (original) (raw)
2019
"Fjalorthi terminologjik i OGC-së" Kryeredaktor: Prof.Dr. Bashkim Idrizi Këshilli editorial: Prof.Dr. Përparim Likaj Prof.Dr. Subija Izeiroski Ing. Ramiz Berisha MSc. Endri Qershija Përkthyes: Ing. Ramiz Berisha Realizimi kompjuterik, kopertina & dizajni: Prof.Dr. Bashkim Idrizi Lektor: Prof.Dr. Xhemaludin Idrizi Botues: Instituti për Hulumtime në Evropën Juglindore në Fushën e Gjeo Shkencave (Geo-SEE Institute). www.geo-see.org Financuar nga: Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Programi vjetor për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë në fushën e veprimtarisë botuese për vitin 2019. www.kultura.gov.mk Shtypshkronja: Alfa 94 – Shkup. Tirazhi: 200 kopje. © Të gjitha të drejtat e autorësisë mbi botimin në gjuhën shqipe janë të mbrojtura nga Geo-SEE Institute. Për fotokopjim, skanim ose ribotim të fjalorthit terminologjik të OGC-së ose pjesëve të tij, leja me shkrim nga botuesi është e domosdoshme! © Të drejtat për botim në gjuhën shqipe të “OGC GLOSSARY OF TERMS” janë marrë nga përpiluesi i versionit origjinal në gjuhën angleze “Open Geospatial Consortium” (www.opengeospatial.org). © Të drejtat për përdorim të materialit të përkthyer dhe adaptuar në gjuhën shqipe të “OGC GLOSSARY OF TERMS” nga i ndjeri Ramiz Berisha, janë marrë nga djali i tij z. Adrian Berisha. Falënderim për përkrahje profesionale nga Gjeo-Vjosa www.gjeovjosa.com & Geo-SEE Institute STRUGA www.geo-see.org Falënderim të veçantë i shprehim z. Adrian Berishës për lejimin e përdorimit të materialit të përkthyer, adaptuar dhe edituar nga babai i tij i ndjerë Ing. Ramiz Berisha në periudhën 2012-2018! Parathënie Përshtatja e fjalorthit shpjegues të shprehjeve të OGC-së në gjuhën shqipe u dedikohet bashkësive të shumë fushave të sistemeve të informacionit gjeografik - GIS, si dhe të tjerëve, të cilët aftësohen për profesione të fushave të ndryshme. Kjo gjë u mundëson atyre si dhe komunitetit të përgjithshëm, që sadopak, të fitojnë njohuri për kuptimet e shprehjeve nga ky fjalorth. Aktualisht, jemi dëshmitarë të problemeve të mëdha në komunikimin profesional, përbrenda dhe në raport me të tjerët. Në disiplina të ndryshme përdorimi dhe kuptimi i shprehjeve profesionale të njëjta është i ndryshëm, mjaft i larmishëm dhe kryesisht i pastandardizuar. Përgjithësisht, një situatë e tillë rezulton në ngadalësim të përparimit të mëtejshëm të shkencës dhe profesioneve të veçanta. Mungesa e fjalorëve të tillë, mund të përjetohet edhe si bllokim ose si ngushtim i hapësirës profesionale. Ky dokument është përshtatur në gjuhën shqipe sipas marrëveshjeve me autoritetet e OGC-së. Meritorë për publikimin e versioneve elektronike në internet në vitet 2012 dhe 2016 të cilat për fat të keq mbetën të paregjistruara në rrjetin e bibliotekave kombëtare, që me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre ndihmuan përmirësimin e shpjegimeve të shprehjeve në gjuhën shqipe janë bashkëpunëtorët: prof. dr. Kamer Nela, Teuta Sahatqija mag., inxh. e dipl., prof. dr. Qamil Haxhibeqiri, Dukagjin Sahatqija, mag. inxh. i dipl., dhe prof. Feim Komoni, emrat e të cilëve janë shënuar në dy publikimet e para. Botuesi (Geo-SEE Institute) u falënderohet për kontributin e dhënë për publikimin e dy versioneve të para, të cilat ishin bazamenti për botimin e fjalorthit terminologjik të OGC-së me ISBN 978-608-66089-2-7. Klauzola e fjalorthit të OGC-së ”OGC punon në fusha komplekse dhe të specializuara të inxhinierisë softuerike që kanë lidhje qendrore me atributet dhe gjeometrinë e veçorive dhe dukurive në Tokë ose afër sipërfaqes së saj. Po ashtu merret edhe me shumë lloje të përpunimit dixhital që përdor për t’i bërë këto të dhëna të shfrytëzueshme. Për të mundësuar komunikim efikas dhe të përpiktë, çdo fushë, duke përfshirë edhe vet këtë, OGC ka shprehjet dhe përkufizimet e veta të veçanta të fjalëve të zakonshme. Marrëveshja për lehtësim të përkufizimeve të shprehjeve të teknologjisë gjeohapësinore - për hir të “ndërveprueshmërisë (interoperabilitetit) semantike”- është pjesë e nevojshme e misionit të OGC. Meqë teknologjia gjeohapësinore vjen në një shfrytëzim më të gjerë përmes Specifikimeve të Open GIS, të cilat mundësojnë integrimin e saj me pjesën tjetër të botës së teknologjive të informacionit, ekziston një nevojë në rritje për një fjalor shterues (”normativ”) të shprehjeve të industrisë së teknologjisë gjeohapësinore. Për të krijuar këtë fjalor, jemi bazuar në disa burime njohurish linguistike dhe në marrëveshje me komitetin teknik OGC. Ky është një dokument i gjallë, një dokument “me burim të hapur” (“open source”), përmbajta e të cilit do të ndryshojë me zhvillimin e teknologjisë dhe marrëveshjeve teknologjike. Ju ftojmë të dërgoni vërejtjet dhe sugjerimet tuaja për fjalorin në adresën editor@opengespatial.org.” Klauzola e OGC-së mbi këtë përkthimi Ky dokument i përshtatur në shqip mundësohet nga Ramiz S Berisha, mag. ing. geod. et geoinf dhe botuesi Geo-SEE Institute. Është një shërbim për komunitetin e përgjithshëm në fushën e gjeo shkencave. Është përshtatje – përkthim në shqip i dokumentit zyrtar “Glossary of Terms”, i cili gjendet në http://www.opengeospatial.org. ©1994 - 2011 “Open Geospatial Consortium OpenGIS”® dhe OGC® janë shenja mbrojtëse të regjistruara të OGC-së. Ky botim është bërë me marrëveshje dhe sipas kushteve të specifikuara në “OGC Translation Policy” dhe me leje me shkrim që është siguruar nga OGC-ja.