Standartet e merchandisingut në ndërmarrje – Rast studimi Passable dhe Mc Food f.34 (original) (raw)

2015, Balkan Journal of Interdisciplinary Research ISSN 2410-759X (print) ISSN 2411-9725 (online) Special Issue I - June 2015

Merchandaisingu është një varg i aktiviteteve që për qëllim kanë inkurajimin e konsumatorëve për të blerë produktet e caktuara. Merchandaisingu është metodë shumë efikase për nxitjen e shitjes dhe çdo kompani e sidomos kompanitë tregtare, duhet që ti aplikojnë standardet e merchandaisingut në mënyrë që ajo kompani të mbijetoj në treg. Merchandaisingu si metodë është treguar metodë që në kompanitë botërore ka dhënë rezultate të mira andaj edhe kompanitë në Kosovë duhet të zbatojnë standartet e merchandaisingut. Merchandaisingu duhet ti përshtatet çdo kompanie dhe vete kompania qoftë e vogël e mesme apo e madhe duhet ti filloj dhe ti implementoj standardet e merchandaisingut. Ky punim ka për qëllim shtjellimin e standardeve kryesore të merchandaisingut, që është treguar metodë mjaft e suksesshme në rritjen e shitjes te ndërmarrjet tregtare, prodhuese, sherbyese, me theks të veçantë në tregtimin e produkteve ushqimore. Detyrat kryesore të merchandaisingut janë që të përvetësojnë hapsira sa më të gjëra të rafteve, pastaj të grupojë produktet sipas rëndsisë që kanë për shitjen, gjë që shpesh shkakton konflikt me personelin e shitjes. Mu për këtë është shumë e rëndësishme që merchandaiseret të jenë njerëz me vlera të posaçme. Mardhënie të mira me tregtarët posaçërisht vijnë në shprehje kur merchandaseri duhet të bind ata që të pranoj vendosjen e tendave, materialeve, reklamuese flamujve fletushkave, billbordave stikerave shtandeve testerave dhe materiale të tjera promovuese etj, në pjesët e jashtme dhe të mbrendshme të marketeve dhe në hapsira të dukshme etj. (Passable, 2010 - 2015) (Procter&Gamble ) Fjalët kyçe: Merchandaisingu, shitje, standarde, parime, konsumator, ndërmarrje.