Sherbimet fetare islame dhe krishtere ne burgjet e shqiperise / Islamic and Christian Religious Services in Albanian Prisons (original) (raw)

2021

Abstrakt Siç dihet Shqipëria është një shtet i vogël nga aspekti gjeografik në Ballkan. Për sa i përket anës fetare shqiptarët përbëhen prej myslimanëve, të krishterëve ortodoksë, katolikë dhe protestantë si dhe një pakice të vogël hebrenjsh. Përveç myslimanëve dhe të krishterëve vërehen edhe rryma e sekte të ndryshme, shumica e të cilëve janë me origjinë nga besimet fetare që përmendëm më sipër. Gjithkush që bën hulumtime dhe i viziton trojet shqiptare pa dyshim i bën përshtypje harmonia ndërfetare. Siç nënkuptohet nga tema e këtij punimi, në këtë punim bëhet fjalë për punonjësit/kontribuuesit fetarë dhe më pas në të gjenden njohuri rreth burgjeve si dhe shërbimeve fetare islame dhe të krishtera (të ritit ortodoks dhe katolik). Përveç njohurive rreth shërbimeve nëpër burgjet, janë dhënë edhe disa njohuri rreth problemeve që hasin kontribuuesit gjatë këtyre shërbimeve. Përballë kësaj gjendjeje janë dhënë edhe disa sugjerime në lidhje me zgjidhjen e problemeve. Të dhënat i përkasin vitit 2019 e më parë. Kjo temë, pa marrë parasysh besimin fetar, është punuar brenda kritereve dhe principeve akademike me një pikëpamje dhe qëndrim objektiv përballë realitetit. Në përgatitjen e këtij punimi janë bërë takime dhe është marrë njohuri serioze prej personave/punonjësve fetarë të komuniteteve fetare. Ata të cilët nuk kanë pasur dëshirë t’i shfaqin të dhënat personale nuk janë vendosur në këtë punim. Fjalët kyçe: burgim, paraburgim, shërbimet fetare, islam, krishtere (katolike - ortodokse).

Rhetorik und Kommunikation in der albanischen Politik

2009

Diese Masterarbeit behandelt die Verknupfungen zwischen Rhetorik und Kommunikation in der albanischen Politik. Sie hat zum Ziel, deren entscheidende Rolle zu demonstrieren, indem die Muster dieses Prozesses in der postkommunistischen Gesellschaft analysiert werden. Unter Verwendung von Methoden der Kommunikationsforschung bietet die Arbeit eine theoriebasierte Analyse der Kommunikationsverhaltnisse in Albanien mit Schwerpunkt auf der Rolle der Medien und ihrer Funktionen im Kommunikationsprozess; dies wurde verflochten mit empirisch-anthropologischer Forschung, wie Interviews mit einer Reihe von albanischen Politikern und Abgeordneten des albanischen Parlaments. Durch die Analyse der Auswirkungen von Kommunikationselementen, wie Sprache, Glaube und die Anwendung von diversen Kommunikationstypen auf die Art und Weise, wie Politiker ihre Positionen in Bezug zur Offentlichkeit festlegen, mochte ich herauskristallisieren, inwieweit diese Kommunikation fur die albanische Politik reprasen...

Problematika të përqasjes materialiste së ligjit: Trajektorja e "së drejtës" në Shqiperinë e Diktaturës së Proletariatit.

Tema që po rrekemi të trajtojmë përfshihet në "domeinin" e Filozofisë të së Drejtës. Kjo fushë mund të konsiderohet jo fort e rrahur në literaturën profesionale shqiptare. Problematikat e saj janë lënë në hije jo vetëm përgjatë periudhës së diktaturës së proletariatit, por dhe në dy dekadat e fundit. Shqetësimi kryesor i hulumtimit të mëposhtëm është përballja e dy qasjeve të ndryshme të filozofisë të së drejtës, asaj materialiste dhe asaj formaliste. Këto dy qasje kanë qenë në përballje midis tyre përgjatë shekullit të kaluar dhe përbëjnë një nga skenat më të gjalla të një konflikti sa filozofik ashtu dhe politik. Objekti specifik i këtij punimi është trajektorja që ka marrë legjislacioni shqiptar në periudhën e diktaturës së proletariatit. Planet teorike që përshkojnë punimin janë tre. Dy prej të cilëve bëjnë pjesë në traditën marksiste-materialiste të ligjit dhe i treti është ai i normativizmit ligjor së Hans Kelsenit, të cilin me kujdesin e duhur po e quajmë formalizëm ligjor. Pohimet bazë që e përshkruajnë këtë punim, janë tre. Së pari që materializmi ligjor fillestar i përfaqësuar nga Pashukanisi, i cili kishte karakter të fortë marksist u zëvendësua nga një formë më realiste e marksizmit ligjor, si ajo e Vishinskit. Së dyti, ky zëvendësim e solli shtetin e diktaturës së proletariatit më afër me shtetet klasike, ku u zhvilluan sistemet ligjore moderne. Së treti, formalizmi ligjor është çelës leximi më i përshtatshëm i realiteteve institucionale si ato që krijohen rëndom kur pushteti është konsoliduar apo ka iluzionin e të qenit të tillë, madje dhe kur këto realitete janë të veshura nga një filozofi apo ideologji materialiste. Për shkak se ky hulumtim nuk ka për qëllim të jetë një udhëtim historiko-sociologjik në Shqipërinë e periudhës “komuniste”, qendra e rëndesës së tij janë realitetet institucionale dhe ideore të kohës. Edhe pse kjo mund të duket një mungesë e qëllimtë e punimit, mendojmë se kjo mungesë është e justifikuar për sa kohë teza e punimit, dhe konkluzioni i saj tregon realitete institucionale që arrijnë një vetëmjaftueshmëri shpjeguese. Rezulton se këto realitete mund t’i flasin vetes me gjuhën e vetes pa ndihmën thelbësore të realiteteve sociale më të gjera pavarësisht se pavarësia dhe shkëputja që institucionet krijojnë nga ambienti social mund të sjellë probleme në funksionimin e tyre në kohë. Kështu narracioni i punimit formësohet në vazhdimësi si një justifikim për zgjedhjen e qendrës së rëndesës dhe koherencën e saj përfundimtare, të pretenduar, si dhe një përgjigje ndaj vetë fokusimit në këto realitete formale.

Ndryshimet Kushtetuese dhe elementet e konstitucionalizmit demokratik Constitution amendments and the democratic elements of Constitutionalism

Revista Avokatia nr 39 2021, 2021

This paper addresses some elements of the process of amending the Constitution. The Constitution itself has provided a special procedure for constitutional amendments and if we look at the history of all the changes that our Constitution has undergone during these almost 24 years of its life, this procedure has failed to guarantee its stoutness. There are always ideological objections to constitutional amendments, compared to other legislative changes to ordinary legislation. This paper brings the argument that despite various important starting points we must be careful when seeking constitutional changes. A constitution that does protect itself from incoherent changes, based on the supremacy of constitutional judicial interpretation by the Constitutional Court, is in particular tension with the components of democratic constitutionalism.

Idetë e Jashar Rexhepagiqit për demokratizimin e arsimit në Kosovë

Optime, 2021

Jashar Rexhepagiq mbetet një ndër pedagogët e shquar të Kosovës me përkushtim gjysëmshekullor. Edhe tani kur veprimtaria virtuale e ka shndërruar shoqërinë kosovare në një shkollë të madhe të një shoqërie që mëson, idetë pedagogjike të Rexhepagiqit tingëllojnë aktuale. Rexhepagiq la pas një pasuri të vyer në fushën e pedagogjisë. Ai mbetet një edukator i madh idealist që projektoi veten në të ardhmen. Demokracia autentike, konkrete dhe praktike në arsim, nuk konsiderohen fjalë boshe, por ide, që janë të realizueshme, reale dhe ardhshmëri e bashkësive tona shoqërore. Arsimi i përhershëm së bashku me arsimin integrale demokratik do ta shndërrojë edukimin formal në shkollë moderne në të cilin të mësuarit bëhet proces komunikues ku dominon ideja e lirisë, pluralizmi, toleranca dhe individualiteti i nxënësve. Rexhepagiq e vlerëson demokratizimin e arsimit si një mjet të fuqishëm kundër burokratizmit dhe diskriminimit në arsim, si dhe kundër botëkuptimit mbi arsimin autoritar, ide që e bë...

Politika si burim i domosdoshëm i normatives.

Balkan Journal of Interdisciplinary Research, 2017

Një nga dukuritë shënjuese të shekullit të XX, rezulton të jetë venitja e qasjeve normative ndaj qeverisjes, politikes dhe politikës në favor të atyre materialiste, utilitariste, apo dhe formalo- burokratike. Duket se qeverisja-politika në këtë shekull luhatej ndërmjet një materializmi determinist të tipit marksist dhe utilitarizmit individualist të tipit ekonomiko-liberal. Politika u kthye në shkencore, duke u shndërruar në një shtojcë të historisë apo ekonomisë. Përballë saj “qenia politike” e gjeti veten të transformuar në një pjesëz e mekanizmit të stërmadh të histories. Ajo u zvogëlua me shpejtësi marramendëse për sa kohë botëkuptimet mbi “të mirën” apo vlerat për ta arritur të atë, ishin kthyer në tej-politike. “Vlerat” dhe “e mira” nuk ishin më atribut i politikës sepse diskutimi rreth tyre i takonte privates së njeriut, në varianti liberal, ose ishin të përcaktuar shkencërisht në variantin marksist. Kjo qenie politike ishte e detyruar të strukej tek privatja pa pasur mundësi shkëmbimi dialektik me ambientin politik ku gjallonte. Kjo i pamundësonte asaj raportin dinamik midis vetes dhe shoqërisë, gjë që përbën vetë esencën e saj përkufizuese. Njeriu u kthye në një qytetar me aftësi të kufizuara për shkak të zhveshjes ngaaspekti normativ-vleror i politikës dhe qeverisjes. Kjo pati pasoja të pashmangshme në aftësinë etij për t’i bërë ballë strukturave të pushtetit dhe ideologjive politike mbizotëruese të kohës. Kështu, rezulton e nevojshme një qasje normativo-vlerore e politikës dhe qeverisjes, si hapësirë tensioni midis qytetarit si qenie politike dhe vetë veprimtarisë qeverisëse. Kjo do të mundësonte jo vetëm ndërtimin e qytetarit si raport midis individit dhe publikes, por dhe ndërtimin e njëveprimtarie qeverisëse si raport i të mirës së përgjithshme me individin.

Loading...

Loading Preview

Sorry, preview is currently unavailable. You can download the paper by clicking the button above.