ÇMimi Research Papers - Academia.edu (original) (raw)

Sektori Publik gjithnjë e më shumë po bëhet objekt i hulumtimit dhe trajtimit nga ana e studiuesve dhe hulumtuesve duke qenë se nga puna e tyre varet niveli i shërbimeve publike. Në Shqipëri, qeveria qëndrore/lokale ka kompetencën... more

Sektori Publik gjithnjë e më shumë po bëhet objekt i hulumtimit dhe trajtimit nga ana e studiuesve dhe hulumtuesve duke qenë se nga puna e tyre varet niveli i shërbimeve publike. Në Shqipëri, qeveria qëndrore/lokale ka kompetencën direkte të ushtrimit të drejtës së aksionarit në ndërmarrjet publike prandaj edhe interesimi për funksionim të mirëfilltë të tyre është më i lartë por edhe për faktin se shërbimet publike kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në nivelin dhe standartin jetësor të qytetarëve. Gjithnjë e më shumë përveç kryerjes së shërbimeve publike po kërkohet transparencë në përdorimin e fondeve publike dhe llogaridhënie. Meqenëse disa ndërmarrje publike janë në mardhënie të drejtëpërdrejtë me qytetarët siç është UKD, do të bëhet një hulumtim rreth tranparencës dhe shërbimit të kësaj ndërmarrje. Qëllimi i këtij punimi është të hulumtojë ndryshimin e çmimeve të tarifave dhe taksave bashkiake për Durrësin si dhe rritjen e çmimit të ujit dhe kanalizimeve nga UKD. Të hulumtohet se sa janë kthyer në investime këto të ardhura shtesë dhe sa i shërbejnë këto qytetarëve të Durrësit. Po ashtu synon të japë përgjigjje se çfarë efekti ka në shportën ekonomike të qytetarëve të Durrësit ky efekt i rritjes çmimeve. Ky punim është mbështetur në hulumtimin e kryer në të dhënat e ndërmarrjes së UK Durrës duke mbledhur të dhëna empirike në faturat mujore të konsumatorëve familjar. Të dhënat janë analizuar duke u bazuar në vendimet e Këshillit Bashkiak Durrës si dhe normave ligjore për ndërmarrjet publike. Përgjatë punimit do të elaborohen disa nga problematikat më aktuale të cilat ndikojnë në jetesën e qytetarëve të Durrësit ndërsa në fund të punimit do të japim analizën e rezultateve dhe disa rekomandime për të gjithë pjesëmarrësit dhe institucionet përgjegjëse. Rezultatet e këtij punimi do të shërbejnë për vendimmarrje mëtejshme në ndërmarrjen e Ujsjellës Kanalizime Durrës.