Serbia-Kosovo Relations Research Papers - Academia.edu (original) (raw)

Për nga vetë natyra e saj, puna redaktuese mbi përgatitjen e të dy vëllimeve, në serbisht dhe në shqip, ka paraqitur sfida të shumta, gjuhësore, stilistike dhe sidomos në fushën e përkthimit. U përpoqëm të ndjekim me rigorozitet normat e... more

Për nga vetë natyra e saj, puna redaktuese mbi përgatitjen e të dy vëllimeve, në serbisht dhe në shqip, ka paraqitur sfida të shumta, gjuhësore, stilistike dhe sidomos në fushën e përkthimit.
U përpoqëm të ndjekim me rigorozitet normat e drejtshkrimit të të dy gjuhëve, por njëkohësisht edhe të ruajmë koloritin e stilit të secilit autor, duke ofruar një panoramë tekstesh të veçanta, por të kompletuar në tërësinë e librit. Përkrah emrave të shqipëruara jepen edhe format origjinale të tyre, ndërsa bibliografia u unifikua me qëllim që
t’u shërbejë kërkuesve të mëvonshëm si pikënisje për kërkime më të detajuara. Dukemarrë për bazë idenë, se teoria është thellësisht politike dhe se ndikon gjerësisht në mënyrën sesi e përfytyrojmë dhe e ndërtojmë botën tonë, qëllimi ynë ishte që t’i jepnim publikut një botim, ku në mënyrë kritike promovohet politika e miqësisë. Gjithashtu,
qëllimi ynë ishte që të inkuadrojmë në dialog shkencëtarë dhe intelektualë nga Kosova, Serbia si dhe nga Shqipëria, duke e zgjeruar kështu spektrin e çështjeve, që na lidhin me njëri-tjetrin. Prandaj besojmë se ky libër sjell progres në fushën e bashkëpunimit dhe kërkimit mbi marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Por jemi të vetëdijshëm, se përkrah
përshkrimit të gjendjes bashkëkohore dhe progresit në këtë fushë, ky libër nxjerr në pah edhe mungesat teorike dhe empirike në shkencën kosovore, serbe dhe shqiptare. Për ata lexues, që me të drejtë mund të ngrenë pyetjen, se pse nuk inkuadruam edhe shkencëtarë të tjerë, të jashtëm, të cilët me dijen dhe ekspertizën e tyre do ta meritonin
plotësisht të ishin pjesë e këtij projekti, duhet të shtojmë se me vetëdije vendosëm “të mbështetemi në forcat tona”. Siç shprehet kjo explicite në disa punime, mendojmë se ka ardhur koha që nëpërmjet angazhimit vetjak dhe afirmimit të atyre zërave brenda kulturës serbe dhe shqiptare, të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë një bashkëpunim dhe respekt të ndërsjelltë, të ndërtohet një traditë e re, e cila në kundërshtim me diskursin aktual të armiqësisë do të promovojë një lloj tjetër marrëdhëniesh.