aty - Wiktionary (original) (raw)
aty ndajf. -
- Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit; në një vend të caktuar pranë një vendi tjetër të njohur; kund. këtu. Që këtu deri aty. Aty rri. E ke aty. Po vij aty. Mbeti aty. Po aty.
- Në po atë vend ku kryhet edhe një veprim tjetër (e përsëritur në krye të fjalive); kund. këtu. Aty gatuante, aty lante.
- Përdoret në fjalinë kryesore, me kuptimin «në atë vend», kur fjalia e varur fillon me ku, te; atje; kund. këtu. Do të kthehemi përsëri aty ku ishim. U shtri aty ku nuk e zinte era.
- Rreth asaj kohe, afërsisht në atë kohë, atëherë. Aty nga shtatori. Aty nga dreka. Aty nga ora pesë. Aty nga mesi i natës. Aty lashti. bised. shumë kohë më parë. Aty shpejti. bised. ca kohë më parë, para pak kohësh. Aty e prapa që nga ajo kohë, që atëherë e paskëtaj.
- Në të njëjtën kohë, po atëherë, herë... herë (e përsëritur në krye të fjalive). Aty skuqej, aty zverdhej. Aty qante, aty qeshte.
- Përdoret bashkë me një emër me parafjalë a me një ndajfolje për të treguar në mënyrë më të përcaktuar vendin larg nesh, po
afër një vendi të njohur, në të cilin është diçka a kryhet një veprim; përdoret para një ndajfoljeje për të përforcuar kuptimin e saj. Aty në dhomë. Aty te muri. Aty brenda. Aty pranë (lart).
Aty për aty menjëherë, në çast, shpejt e shpejt, sakaq; në atë çast. Aty afër afërsisht, rreth, pothuaj. Aty edhe... deri, edhe, madje. Aty ta kam! shih te kam. Aty më rri thjeshtligj. ndalu në atë çështje, mos u largo nga ajo pikë. Lindi (leu) e mbin aty shih te lind. Nuk e ka mendjen aty (në vend) shih te vend, ~ i.[1]
| Anglisht: there (en) Arabisht: ? Austrishte: ? Azerisht: ? Bjellorusisht: ? Boshnjakisht: ? Bullgarisht: ? Çekisht: ? Danisht: ? Esperanto: ? Estonisht: ? Finlandishte: tuolla (fi), tuossa (fi) Frëngjisht: ? Galicishte: ? Gjermanisht: ? Greqisht: ? Hebraisht: ? | Hollandisht: ? Hungarisht: ? Indonezisht: ? Interlingua: ? Irlandisht: ? Italisht: ? Japonisht: ? Katalanisht: ? Kinezisht: ? Koreanisht: ? Kroatisht: ? Kurdisht: ? Latinisht: ? Lituanisht: ? Letonisht: ? Luksemburgisht: ? | Maqedonisht: ? Norvegjisht: ? Persisht: ? Polonisht: ? Portugalisht: ? Rumanisht: ? Rusisht: ? Spanisht: ? Suedisht: ? Sllovakisht: ? Serbisht: ? Sllovenisht: ? Turqisht: ? Ukrainisht: ? Venecianisht: ? |
|---|
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0