djalë - Wiktionary (original) (raw)
djalë m.
- Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; njeri i seksit mashkullor në moshë të re e i pamartuar. Djali i vogël (i ri, i bukur). Djalë trim (punëtor, i urtë, azgan). Djalë i prapë. Djemtë e klasës. Veshje për djem. Lindi djalë.
- Fëmijë mashkull kundrejt prindërve të vet, i biri i dikujt. Djali i vogël (i madh, i mesëm). Djali ynë. Djalë i vetëm. Djali i parë (i dytë). Djali i shtëpisë. Djali i pleqërisë djali më i vogël me të cilin zakonisht bashkëjetojnë prindërit në pleqëri. Nënë (shtëpi) pa djalë. Ka dy djem e një vajzë. Martoi djalin. Rri te djali. Erdhi me djalin. E kam si djalin tim.
- Njeri shumë më i ri në moshë kundrejt një më të vjetri, ai që quhet prej dikujt si i ri; ai që s'e ka përvojën e duhur a që nuk është i rrahur në jetë; ai që s'është pjekur ende. Është ende djalë. Ti, djalë, mos u rrëmbe! Dëgjomëni mua, or djem!
- fig. Njeri trim, i zoti e luftëtar; burrë, trim. Djemtë e maleve. Djemtë e Selam Musait. Djalë për kokën e djalit. Kush është djalë, në fushë të mejdanit duket. fj. u.
- Qytetar i denjë i një vendi a i një populli ose pjesëtar aktiv i një kolektivi, i një organizate etj., që është rritur e edukuar në gjirin e tyre dhe që mbron interesat e tyre; bir. Djemtë e popullit, e fshatit, e malësisë.
- vet. Brezi pasardhës, pasardhësit, bijtë. Këto të mira do t'i gëzojnë djemtë tanë.
- vjet. Trim i armatosur, të cilin e mbante pas vetes një njeri për ta mbrojtur.
- Djalë burri djalë i gjetur, thjeshtër. Djalë mamaje (qumështi) mospërf. shih te MAMA,~JA. Djalë (bir) në (për) shpirt shih te SHPIRT,~I. Djalë (vajzë) tigani mospërf. shih te TIGAN,~I. U bë djali dhëndër shih te DHËND/ËR,~RI. E do si djalin e shemrës iron. shih te SHEM/ËR,~RA. Vajti djali te dhaskali shih te DHASKAL,~I. Babë pas babe e djalë pas djali shih te BAB/Ë,~A. Djali pa lerë e djepi (festja) blerë iron. shih Peshku në det, tigani në zjarr te PESHK,~U. Djemtë (fëmijët) hanë kumbulla (thana), pleqve u mpihen dhëmbët iron. shih te MPIHEM.
| Anglisht: boy (en) Arabisht: صَبِيّ (ar) Azerisht: oğlan (az) Bjellorusisht: хло́пец (be) Boshnjakisht: ? Bullgarisht: момче́ (bg) Çekisht: chlapec (cs) Danisht: dreng (da) Esperanto: knabo (eo) Estonisht: ? Finlandishte: poika (fi) Frëngjisht: ? Gjermanisht: Junge (de) Greqisht: αγόρι (el) Hebraisht: ? | Hollandisht: ? Hungarisht: ? Indonezisht: ? Interlingua: ? Irlandisht: ? Italisht: ragazzo (it) Japonisht: 男の子 (ja) Katalanisht: ? Kinezisht: ? Koreanisht: ? Kroatisht: ? Latinisht: puer (la) Lituanisht: ? Letonisht: ? Luksemburgisht: ? | Maqedonisht: ? Norvegjisht: ? Persisht: ? Polonisht: chłopiec (pl) Portugalisht: ? Rumanisht: ? Rusisht: мальчик (ru) Shqipja: ? Spanisht: ? Suedisht: pojke (sv) Sllovakisht: ? Serbisht: ? Sllovenisht: ? Turqisht: oğlan (tr) Ukrainisht: ? Venecianisht: ? |
|---|