gjuhë - Wiktionary (original) (raw)

gjuhë f. sh. gjuhë (gjuha)

  1. Organ i mishtë e i lëvizshëm në gojën e njeriut, të kafshëve kërbishtore e të shpendëve, që shërben për të shijuar dhe ndihmon për përtypjen e gëlltitjen e ushqimit, ndërsa te njeriu shërben edhe si organ i të folurit. Gjuhë e gjatë (e shkurtër). Maja (shpina) e gjuhës. Lëpin me gjuhë. Nxori gjuhën. Zuri (kafshoi) padashur gjuhën. Dogji gjuhën. Iu trash gjuha iu ënjt gjuha nga të pirët ose nga një sëmundje.
  2. Ky organ i disa kafshëve, që përdoret si ushqim. Gjuhë lope (viçi) e zier. Gjuhë e pjekur.
  3. fig. Ky organ i vështruar si shprehës e kumtues i mendimeve e i ndjenjave të njeriut, sipërfaqësues i aftësisë së tij për të folur dhe vënia në jetë e kësaj aftësie; të folurit, goja; vet. sh. ata që thonë a përhapin diçka (edhe në një varg njësish frazeologjike). Gjuhët (gojët) e këqija (e liga). keq. Mbaje (mblidhe, rrudhe, bëje zap) gjuhën! përmbahu në tëfolur!, mos fol mbarë e prapë!, mbaje gojën!
  4. gjeogr. Rrip i gjatë e i ngushtë toke që zgjatet nga bregu në ujë. Gjuhë dheu (toke).
  5. shih gjuhëz,~a 1. Gjuha e kambanës (e këmborës).

a) u lodh shumë nga një punë e rëndë, nga një rrugë e gjatë etj.;

b) u lodh së foluri, plasi së foluri. E dredh gjuhën shih te DREDH.

Afrikane: ? Anglisht: tongue (en), language (en) Arabisht: ? Azerisht: ? Bjellorusisht: ? Boshnjakisht: ? Bullgarisht: ? Çekisht: ? Danisht: ? Esperanto: ? Estonisht: ? Finlandishte: kieli (fi) Frëngjisht: f langue (fr) Gjermanisht: ? Greqisht: ? Hebraisht: ? Hollandisht: taal (nl) Hungarisht: ? Indonezisht: ? Interlingua: ? Irlandisht: ? Italisht: ? Japonisht: ? Katalanisht: ? Kinezisht: ? Koreanisht: ? Kroatisht: ? Kurdisht: ? Latinisht: ? Lituanisht: ? Letonisht: ? Luksemburgisht: ? Maqedonisht: ? Norvegjisht: ? Persisht: ? Polonisht: język (pl) Portugalisht: ? Rumanisht: limba (ro) Rusisht: язык (ru) Spanisht: ? Suedisht: ? Sllovakisht: ? Serbisht: ? Sllovenisht: ? Turqisht: lisan (tr), dil (tr), zeban (tr) Ukrainisht: ? Venecianisht: ?

gjuhë

  1. Sistem i veçantë tingujsh, fjalësh, trajtash e rregullash për formimin e fjalëve e për lidhjen e tyre në fjali, i cili është mjeti themelor e më i rëndësishëm që u shërben njerëzve për të mbrujtur e për të shprehur mendimet dhe për t'u marrë vesh njëri me tjetrin në shoqëri. Gjuha si dukuri shoqërore. Lindja (prejardhja) e gjuhës. Zhvillimi i gjuhës. Sistemi i gjuhës. Struktura e gjuhës. Mjetet e gjuhës. Funksioni shoqëror i gjuhës.
  2. Një sistem i tillë, që është krijuar e zhvilluar historikisht nga një popull dhe që përbënnjë nga tiparet themelore të një kombësie a të një kombi. Gjuha shqipe. Gjuha frënge (greke, angleze). Gjuha amtare. Gjuha letrare kombëtare. Gjuhë e huaj. Gjuhë e gjallë (e vdekur). Gjuhët e lashta. Gjuha e sotme. Gjuhët indoevropiane. Gjuhë të afërta. Familje (grup) gjuhësh. Pastërtia e gjuhës. Fjalori i gjuhës shqipe. Gramatika e një gjuhe. Historia e një gjuhe. Di(flas, zotëroj) një (dy) gjuhë.
  3. Tërësia e fjalëve, e mjeteve gramatikore etj., që përdoren në të folur e në të shkruar sipas kërkesave e veçorive të një norme, të një fushe a të një gjinie; ligjërim, stil. Gjuhë e shkruar (e folur, bisedore, popullore). Gjuhë poetike. Gjuha e fëmijëve. Gjuhë gazete. Gjuhë akademike.
  4. Mënyra karakteristike e shprehjes së dikujt në të folur ose në të shkruar; tërësia e veçorive të përdorimit të mjeteve gjuhësore nga dikush a në një vepër të caktuar, stil. Gjuhë e zhdërvjellët (e zgjedhur, e qartë). Gjuhë e rëndë (e trashë). Gjuhë e thatë (e errët). Gjuha e shkrimtarit. Gjuha e romanit (e dramës, e veprës).
  5. edhe fig. Tërësia e mjeteve për të kumtuar ide, mendime ose ndjenja duke përdorur shenja të caktuara, tinguj, lëvizje ose mjete të tjera shprehëse, që marrin një kuptim konvencional. Gjuha e gjesteve (e gishtave). Gjuha e pikturës (e muzikës). Gjuha e shkencës (e aritmetikës). Gjuha e formulave. Me gjuhën e shifrave.
  6. Tërësia e tingujve ose e lëvizjeve që përdorin disa kafshë dhe shpendë për komunikimin e thjeshtë instinktiv ndërmjet tyre. Gjuha e kafshëve. Gjuha e shpendëve (e zogjve). Gjuha e bletëve.
  7. bised. E folme, dialekt; të folurit. E ka thyer gjuhën nuk flet më në të folmen e fshatit a të krahinës së vet.
  8. bised. Gjuha shqipe si lëndë mësimore në shkollën tetëvjeçare e të mesme; teksti i kësaj lënde. Mësuesi i gjuhës. Libri i gjuhës. Ushtrimet e gjuhës. Mori dhjetë në gjuhë.