sy - Wiktionary (original) (raw)

w:sq:Faqja Kryesore

sy m.

  1. Organi i të parit te njeriu dhe te kafshët, që ndodhet në pjesën e përparme të kokës ose anash saj. Syri i djathtë (i majtë). Me sy të mëdhenj (të vegjël). Me sy të zinj (gështenjë, të kaltër). Me sy të dalë (të kërcyer, të futur). Me sy të skuqur (të përlotur, të përgjumur). Me sy hapur (mbyllur). Sy xhami (i vënë, artificial) copë xhami, e përpunuar në mënyrë të veçantë dhe me ngjyra të përshtatshme, që vihet në gropën e syrit të hequr. Bebja (ninëza, nusja, drita) e syrit. E bardha (të bardhët) e syrit. E zeza (të zitë) e syrit. Kokërdhoku i syrit. Kapakët e syve. Zgavra (gropa) e syrit. Nervi i syrit. Cepi (bishti) i syrit. Cipë (perde) në sy. Sklepat e syve. Sëmundje sysh. Mjek i syve. Hap (mbyll) sytë. Kapsalliti (picërroi, përpëliti) sytë. Zgurdulloi (çakërriti) sytë. Ngriti (uli) sytë. Rrotulloi (perëndoi) sytë. Fërkoi sytë. I lidhi (i zuri) sytë. I shkëlqejnë (i ndritin) sytë. Iu ndezën sytë. I lotojnë (i qajnë, i djegin) sytë. I vishen (iu lëbyrën) sytë. Iu qepën (iu mbyllën) sytë nga gjumi. Ia vret drita (dielli) sytë.
  2. Aftësia për të parë, shikimi, të parët. Ka sy të fortë (të dobët). I ka sytë të mprehtë (të stërvitur). Syri të gënjen (të rren). Humbi sytë. E kanë lënë sytë mezi sheh; është verbuar. I erdhën sytë. Iu errën sytë. Më merren sytë më turbullohet shikimi, nuk shoh qartë, më erret vështrimi.
  3. Vështrimi a mënyra e të vështruarit si shprehje e jashtme e gjendjes së brendshme të dikujt; mënyra si shikon dikush; shikim, vështrim. Me sy të gëzuar (të qeshur). Me sy të pastër (të kulluar). Sy të egërsuar (të ndezur). Me sy lutës (hetues, pyetës, kureshtarë).
  4. Të drejtuarit e këtij organi mbi dikë a mbi diçka për ta parë; shikim, vështrim. Hodhi (shtiu, lëshoi) sytë diku. Drejtoi (ktheu) sytë nga dikush a nga diçka. I largoi (i hoqi) sytë. Ia nguli (ia mbërtheu, ia qepi) sytë dikujt a diçkaje. I ndali sytë te dikush a te diçka. E përcolli (e ndoqi, e shoqëroi) me sy. E kërkonte me sy. I iku (i shpëtoi, iu zhduk) nga sytë. Ia rrok (ia kap) syri. Treti sytë larg. Kryqëzuan (takuan) sytë. Ngado që të kthesh sytë.
  5. fig. Mënyra si e vështrojmë a e vlerësojmë dikë ose diçka, pikëpamja a pozita nga nisemi për të gjykuar për dikë a për diçka; këndi i vështrimit. Me syrin klasor (politik, revolucionar). Me sy kritik (mirëdashës). Me një sy të ri. Me syrin e mjeshtrit (e mjekut, e shkencëtarit). I sheh çështjet me një sy të caktuar. Ka rëndësi se me ç'sy e sheh.
  6. fig. Vëmendje e mprehtë dhe e përqendruar mirë diku për të mos na shpëtuar gjë pa e vënë re, vigjilencë; mbikëqyrje. Syri i masës (i popullit). Syri dhe veshi i klasës punëtore. Nuk i shpëtojnë syrit dhe gjykimit të klasës.
  7. vet. bised. Fytyra, faqet. Lau sytë. Ia hoqi (ia përveshi) syve.
  8. bised. Pamje, paraqitje e jashtme, zakonisht e mirë e diçkaje, dukë. Nuk ka sy. Duket i mirë në sy.
  9. fig. Vend prej nga duket mirë hapësira përreth; pika më e përshtatshme, më në qendër, mesi. Në syrin e diellit në një vend ku rrezet dhe drita e diellit janë të forta. Në sy të ditës në kohën kur është më e fortë drita e ditës, në mes të ditës. Kishte dalë në një sy mali. Ai qytet ishte syri i tregut.
  10. Lak i rrumbullakët në skaj të një filli a të një litari Syri i litarit.
  11. tek. Vrimë e rrumbullakët ku futet një vegël a një pjesë tjetër. Syri i pistonit (i boshtit).
  12. anat. Nyja ku lidhen dy kocka, kyç. Syri i këmbës secila nga pjesët e ngritura të kockës te qafa e këmbës. Syri i gjurit kupa e gjurit.
  13. vet. nj. shtypshkr. Pjesa e ngritur e shkronjës prej plumbi, që merr bojë dhe që del në letër. Syri i shkronjës. Sy i vrarë (i zbehtë). I prishet (i vritet) syri dëmtohet pjesa e shkronjës që merr bojë.
Afrikane: oog (af) Anglisht: eye (en) Arabisht: ? Armenishte: ? Austrishte: ? Azerisht: göz (az) Gjuha baske: ? Bjellorusisht: ? Boshnjakisht: ? Bullgarisht: ? Çekisht: ? Danisht: ? Esperanto: ? Estonisht: silm (et) Finlandishte: silmä (fi) Frëngjisht: ? Galicishte: ? Gjermanisht: ? Greqisht: ? Hebraisht: ? Hollandisht: oog (nl) Hungarisht: ? Indonezisht: ? Interlingua: ? Irlandisht: ? Islandishte: ? Italisht: ? Japonisht: ? Katalanisht: ? Kinezisht: ? Koreanisht: ? Kroatisht: ? Kurdisht: ? Latinisht: ? Lituanisht: ? Letonisht: ? Luksemburgisht: ? Malajzishtja: ? Maltez: ? Maqedonisht: ? Norvegjisht: ? Persisht: ? Polonisht: ? Portugalisht: ? Rumanisht: ? Rusisht: ? Spanisht: ? Suedisht: öga (sv) Sllovakisht: ? Serbisht: ? Sllovenisht: ? Turqisht: göz (tr) Ukrainisht: ? Venecianisht: ?